
"Vura bast me Messi-n te penalltia"/ Portieri i Polonisë zbulon prapaskenën e bujshme: Humba 100 euro
Wojciech Szczesny ka zbuluar se humbi një bast 100 euro me Lionel Messin për momentin e penalltisë gjatë fitores së Argjentinës ndaj Polonisë. Messi u hidhërua pasi pa penalltinë e tij të pritur nga Szczesny, teksa golat e Alexis Mac Allister dhe Julian Alvarez e shtynë Argjentinën drejt fitores 2-0 ndaj Polonisë dhe vulosën vendin e parë në Grupin C.
Pati shumë polemika rreth akordimit të penalltisë në pjesën e parë, pasi u mendua se Szczesny e kapi Messin në fytyrë me krahun e tij teksa rrëmbeu top ajror. Portieri ishte aq i sigurt sa gjyqtari Danny Makkelie nuk do të tregonte pikën e bardhë pasi kontrolloi VAR-in, saqë vendosi një bast 100 euro aty për aty me Messin.
Megjithatë, Szczesny e humbi bastin, pasi Makkelie dha penalltinë dhe ai ka pranuar me shaka se tani pret të paguajë: “Ne folëm para penalltisë dhe i thashë se vinte bast 100 euro që ai (arbitri) nuk do ta jepte, – tha Szczesny për TV2. – Kështu që unë kam humbur një bast kundër Messit.
Nuk e di nëse kjo lejohet në Kupën e Botës, me siguri do të penalizohem për këtë. Sidoqoftë, nuk më intereson tani. Nuk do të shkoj ta paguaj edhe Messin, atij nuk i interesojnë 100 euro, mendoj se ka mjaft”.
Portieri i Juventusit ka qenë në formë të mirë në këtë Kupë Bote dhe deri tani ka pritur dy penallti: veç Messit, ka ndalur nga pika e bardhë edhe Salem Al-Dawsari të Arabisë Saudite në ditën e dytë të ndeshjes. Në fund të fundit, pritja e tij kundër Messit doli të ishte vendimtar për Poloninë në betejën e diferencës së golave ??me Meksikën.
“Isha me fat dy herë në këtë kompeticion, – tha ai për “RAI Sport”. – Është një moment i mrekullueshëm në karrierën e një lojtari, Kupa e Botës është maksimumi dhe kjo është e veçantë. Ka edhe pak punë në këtë, por për t’i pritur penallti Messit duhet edhe pak fat”.






“Neuer theu kodet”/ Kahn: Foli publikisht, na dëmton në një moment delikat
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




