
Futbolli në zi/ Vdes papritur mesfushori 22-vjeçar gjatë stërvitjes, bie në tokë dhe...
Mesfushori kolumbian Andres Balanta ka vdekur pasi u rrëzua gjatë një seance stërvitore të Atletico Tucuman, njoftuan zyrtarët e klubit të divizionit të parë argjentinas.
Balanta, 22 vjeç, u rrëzua gjatë stërvitjes së parë të ekipit të tij pas pushimeve dhe u dërgua në një spital në San Miguel de Tucuman, ku vdiq pasi metodat e rikthimit në jetë për më shumë se 40 minuta nuk funksionuan.
"Me keqardhje ju informojmë për vdekjen e Andres Balanta. Mbështetësit e klubit janë thellësisht të pikëlluar sot. Sigurisht, ne mbështesim familjen, shokët dhe miqtë e tij," tha për mediat drejtori i Atletico Tucuman, Ignacio Golobisky.
Balanta i ishte bashkuar Atletico-s në korrik të vitit 2021 nga Deportivo Cali, klubi kolumbian ku ai filloi karrierën e tij në 2019.
Ai luajti për kombëtaren e Kolumbisë në Kupën e Botës U-20 2019 në Indonezi.
Federata Kolumbiane e Futbollit shprehu keqardhjen për vdekjen e Andres Balanta-s, lojtarit të kombëtares së Kolumbisë në divizionet e saj të ndryshme”, tha Federata Kolumbiane në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.








Futbollistët e njohur Messi dhe Cr7 në një ditë arrijnë rekorde historike!
Historia e plotë >
As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Mundësi e re punësimi në Gjermani/ Ja çfarë duhet të dini

Çfarë po ndodh? Euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit (SHIFRA)

Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë
Aktualitet

E RËNDË/ Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, ka të plagosur
Historia e plotë >


