
“Hakmerruni ndaj Xhakës dhe Shaqirit”/ Ish-mesfushori nxit serbët, tensionet e para para ndeshjes
Zdravko Kuzmanovic, ish-futbollisti i përfaqësueses së Serbisë i cili ishte pjesë e asaj skuadre në Botërorin e vitit 2010, ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane “20min”.
Ish-mesfushori i Interit dhe shumë skuadrave të tjera, nuk e ka harruar ende shqiponjën e Xhakës e Shaqirit në Botërorin e vitit 2018 dhe ka porositur lojtarët serbë që të hakmerren ndaj dy shqiptarëve në fushë.
“Simboli i shqiponjës dykrenare ishte një turp, thjesht e trishtuar. Sporti dhe politika duhet të ndahen, dhe ata nuk e bënë këtë. Nëse do të kisha qenë lojtar serb në atë Botëror, me siguri do ta eliminoja në fushë Xhakën ose Shaqirin”, tha Kuzmanovi?.
“Të them sinqerisht, zviceranët duhet të jenë të gatshëm për çdo gjë: Serbia nuk ka asgjë për të humbur. Nëse provokon, duhet të presësh të njëjtën gjë. Ekziston një thënie e bukur: të gjithë i takon dy herë në jetë”. Pëfundon ish-mesfushori.






“Neuer theu kodet”/ Kahn: Foli publikisht, na dëmton në një moment delikat
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




