Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

INTERVISTA/ Flet për “Shqip” krahu i djathtë i Ali Ahmetit: Ju tregoj “thikat pas shpine” dhe cilat parti s’pranojmë të bëjmë koalicion!

INTERVISTA/ Flet për “Shqip” krahu i djathtë i Ali

Pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe para negociatave zyrtare për krijimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, një eksponent i lartë i partisë shqiptare që fitoi më shumë vota, përkatësisht BDI flet për Shqip pikërisht zhvillimet më të reja në këtë aspekt duke përjashtuar forcat politike që BDI do të bëjë aleancë. Është Artan Grubi,krahu i djathtë i Ali Ahmetit, i cili për gazetën Shqip, flet për “thika pas shpine” nga disa parti shqiptare, por tregon edhe strategjinë që do të ndiqet për ndërtimin e qeverisë së re…

Zoti Grubi, po shkojmë dy javë nga mbyllja e zgjedhjeve, që dha atë rezultat të rëndësishëm për shqiptarët si faktor dhe BDI-në. Ju thatë një javë më parë në Real Story se ka një ftesë ndaj partive shqiptare për tu bërë bashkë në negociata. Si i janë përgjigjur subjektet e tjera ftesës suaj?

Rezultatet zgjedhore në vendin tonë nxorwn fituese absolute ne të gjitha zonat zgjedhore Bashkimin Demokratik për Integrim dhe z. Ali Ahmeti. Hapi i parë pas konfirmimit të fitores dhe shpalljes së rezultateve, ishte kontaktimi i partive politike parlamentare shqiptare, për të unifikuar forcën në Kuvend dhe për të maksimalizuar arritjet tona.

Deklarativisht, të gjitha partitë u rreshtuan pas interesave kombëtare, përveç z. Sela,  edhe pse një ditë para zgjedhjeve, ai zotohej që do ta bëjë të njëjtën gjë dhe që do të respektonte fituesin. Por, besoj që pas përpjekeve të defokusimit për humbjen e thellë dhe shmangien e përgjegjësisë brenda subjektit, edhe ata do të reflektojnë.

Tashmë është e qartë se steka juaj është kryeministri shqiptar, por media të ndryshme shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kanë publikuar zëra se ju jeni gati që të tërhiqeni nga kjo kauzë në këmbim të disa institucioneve të tjera. Cila është e vërteta?

E vërteta është se neve na duhet unifikimi shqiptar për të arrirë objektivat kombëtare, e jo “thika pas shpine” duke qëndruar këto parti, ose njëra prej tyre, prapa dere dhe në dispozicion rezervë të partive maqedonase.

Hë për hë, të gjitha përkrahin idenë tonë për kryeministrin e parë shqiptar të vendit tonë dhe vlerësojmë se kjo është e arritshme dhe është në të mirën e vendit, si dhe rrumbullakëson rrugën drejt barazisë së plotë, rrit besimin midis dy komuniteteve shtetformuese në vend dhe krijon stabilitet të qëndrueshëm.

INTERVISTA/ Flet për “Shqip” krahu i djathtë i Ali

A keni pasur kontakt prej 13 korrikut me LSDM-në, që do të thotë, a ka dhënë sinjal Zaev se është i gatshëm të nisë një tjetër mandat me ju?

Bashkë me LSDM-në, që nga viti 2017, kur ne u përcaktuam të bëjmë koalicion me atë parti, e cila nuk kishte ngadhnjyer në zgjedhjet parlamentare të atij viti, por doli e dyta, kemi bërë shumë punë bashkarisht, duke nisur nga dy-gjuhësia dhe rrumbullakësimi i pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, zbatimi i Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe asaj të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, ndryshimi i Kushtetutes dhe i emrit të shtetit, reformat, anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

Ne jemi kolegë akoma në qeveri dhe kontaktet tona janë të përditshme, si dy parti kryesore në vend. Jemi në pritje të përfundimit të procesit të ankimimit dhe për të vijuar e intensifikuar kontaktet për themelimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 15 korrikut në frymë bashkëpunuese dhe të përgjegjshme.

Ju keni bërë të ditur se nëse Zaev nuk pranon tezën tuaj për kryeministër shqiptar, jeni i gatshëm të negocioni me VRMO-DPMNE. Nje teze e guximshme po të kihen parasysh skenat e frikshme, kur u zgjodh Telat Xhaferi kryeparlamentar. Megjthatë, gjërat duken se kanë lëvizur edhe në VRMO, e cila sapo "vrau babanë" po t’i referohemi Frojdit. Realisht çfarë po ndodh në politikën maqedonase dhe mund të na shpjegoni strategjinee dhe objektivat që duhet për shqiptarët, pra që faktori politik të ndjekee në Maqedoninë  e Veriut?

Për z. Ahmeti dhe të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, Marreeveshja e Ohrit, ajo e Prespës dhe e fqinjësisë së mirë, gjegjësisht barazia e plotë dhe rruga euroatlantike, paraqesin “vija të kuqe” nga të cilat nuk ka kthim pas, për asnjë çmim dhe në asnjë rrethanë.

Pjesë e një shumice eventualisht alternative, do të ishte partia “E majta” dhe kjo peer ne, është e papranueshme dhe nuk vjen në konsideratë një bashkëpunim me këtë subjekt destruktiv dhe regresiv. Nuk do të lejojmë kthim pas, pa marrë parasysh se a jemi në pozite apo opozitë. Rruga jonë drejt barazisee dhe integrimit ne NATO, e BE nuk guxon të rrezikohet nga askush dhe kjo nuk do të lejohet.

Edhe pse ju sërish fituat, ka sërish brenga dhe sulme, nuk e them politike, po qarqe intelektuale, i referohem keetu intervistës së shkrimtarit Kim Mehmeti. Pse BDI nuk ka mundësuar qasje që t’i afrohet më shumë shoqërisë dhe botës intelektuale? Apo është thjesht një perceptimi ynë ky?

Perceptimi i një individi përballë përcaktimit plebishitar të një kolektivi në vazhdimësi, ne shtatë zgjedhje parlamentare, apo gjithesj ne 18 procese zgjedhore, që nga viti 2002 e gjer me sot, është zë i vakët dhe i plogwshët, por edhe ky fakt e bën edhe të pasaktë.

Pasi mund të themi se në këto vite u themeluan tre universitete shqiptare në vend, u zyrtarizua flamuri kombëtar dhe gjuha shqipe, u puneesuan mbi 25.000 shqiptarë në administratë, u krijua klasa e mesme shqiptare në vend, u drejtuan Ministritee e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme, Kuvendi, Gjykata Supreme dhe Kushtetuese, Avokati i Shtetit dhe ai i Popullit etj.

Në çdo përpilim të programit tonë, në çdo vendim, përfshirë edhe këtë të fundit për kryeministrin e parë shqiptar, z. Ahmeti është konsultuar  me Akademikët shqiptarë,  profesorë universitar, shoqeerinë civile dhe intelektualë të mirëfilltë. Ne nuk jemi thjesht një parti, por një lëvizje kombëtare, e cila përfshin shumë shtresa shoqërore dhe suksesi ynë bazohet në gjithee peerfshirjen.

Gjithmonë ka zëra kundërshtues, pa marre parasysh motivet e tyre prapa këtyre kundeershtimeve dhe kjo e begaton skeneen publike. Pavarësisht të gjitha arritjeve monumentale në këtë vend, ne akoma kemi shumë punë për të bërë, e për këtë jemi të vetëdijshëm.

©?Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore