Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Diaspora

Ja si ndahen mandatet në Maqedoni, shqiptarët rol vendimtar/ BDI: Jemi për kryeministër shqiptar

Ja si ndahen mandatet në Maqedoni, shqiptarët rol vendimtar/ BDI: Jemi

Partia maqedonase Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe ajo shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) janë fituese të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake, sipas të cilave, LSDM-ja ka fituar 46 ulëse në Kuvend, VMRO DPMNE-ja 44, BDI-ja 15, Koalicioni Aleanca-Alternativa 12, E majta 2 dhe PDSH-ja 1 ulëse.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut numëron 120 vende deputetësh. Sipas Kushtetutës, mandati për formimin e qeverisë së re i jepet asaj kandidatit apo partisë që ka fituar shumicën e votave. Ai mund të formojë qeverinë e re nëse arrin të sigurojë shumicë parlamentare prej 61 deputetësh.

Rezultati i ngushtë zgjedhor do ta bëjë të vështirë formimin e qeverisë pasi vendimtare për këtë do të jenë votat e dy partive shqiptare. BDI-ja në zgjedhje ka marr pjesë me kërkesën për kryeministrin e parë shqiptar. Dy partitë maqedonase e kanë përjashtuar një mundësi të tillë duke theksuar se kryeministri i takon partisë maqedonase që fiton zgjedhjet.

Në zgjedhjet e së mërkurës kanë marrë pjesë 15 parti politike dhe koalicione. Pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 51 për qind.

BDI: Kryeministër shqiptar

Artan Grubi i cili është zgjedhur deputet nga BDI në zgjedhjet e djeshme në Maqedoninë e Veriut ka zbuluar në news24 se partia e tij nuk ndryshon qëndrim për kryeministrin shqiptar.

Sipas Grubit Ali Ahmeti ka telefonuar gjithë liderët e partive shqiptare dhe ata kanë shprehur gatishmëri për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Grubi thotë se 32 deputetë së bashku me disa parti opozitare mundet që të bëjnë të mundur qëllimin për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai më tej thotë se BDI është gati për një koalicion me LSDM, por me kushtin e vetëm që kryeministër të jetë Naser Ziberi.

‘’Realizuam zgjedhje të rregullta dhe të pranueshmë nga ndërkombëtarët. Jemi të lumtur me përfundimin e zgjedhjeve dhe me rezultatet.

Vlerësoj që mund t’ia arrijmë se për këtë janë përcaktuar mbi 80% e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe për këtë janë kontaktuar edhe partitë opozitare. Do e mbështesin nismën tonë për të marrë qeverinë. Është mirë të sqarojmë disa dilema. Shqiptarët nuk kanë marrë asnjë dhuratë nga paritë e tjera por me sakrificë ia kanë arritur. Gjejini ato që janë arritur po të doni në programet e LSDM dhe VMRO. Janë meritë e partive shqiptare.

Plan B me Zaevin?

Votat i kemi, kemi mbi 32 mandate shqiptare. Numri më i madh ka qenë 29. Do të përfshijë disa deputetë të tjerë, pra janë 34. Përfshi edhe 10 deputetë të disa komuniteteve të tjera. Duam koalicion me LSDM por kryeministri të jetë shqiptar. Zaev duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për fjalët ofenduese. Ali Ahmeti ka bërë telefonata me kryetarët e partive shqiptare dhe shihet që blloku shqiptar ka gatishmëri për nismën tonë. Do përpiqemi edhe sot edhe nesër nga vullneti i partive shqiptare. Nëse bëhen 32 deputetë shqiptarë, përfshi 2 të tjerët, edhe të tjerë atëhere është e mundur.’’- tha Grubi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore