Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Komplikohen negociatat për qeverinë e re: Ali Ahmeti bën me zemër Zoran Zaevin, gati plani B

Komplikohen negociatat për qeverinë e re: Ali Ahmeti bën me

Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni po ndodhin zhvillime të rëndësishme, ku BDI e Ali Ahmetit nuk vonon të shfrytëzojë rezultatin e mire që ka marrë, jo vetëm vetë, por edhe të të gjithë partive shqiptare.

Pikërisht një ditë më parë, Ali Ahmeti ka ftuar të gjithë partitë shqiptare që të takohen e të formojnë së bashku një pol politik që do të negociojë me partitë maqedonase.

Ahmeti, i ka ftuar personalisht në një takim të përbashkët jo vetëm Aleancën e Zijadin Selës, por edhe BESA-n që mori 4 deputetë, si pjesë e koalicionit me LSDM-në e Zoran Zaevit, por edhe deputetët shqiptarë që kanë dalë nga LSDM.

"Të nderuar miq, ju faleminderit për mbështetjen tuaj të madhe dhe për zhvillimin e një proçesi shembullor zgjedhor gjer në këto çaste. Sot pranova mijëra urata nga të gjitha trojet tona për të cilat jam shumë mirënjohës. Gjithashtu, sot realizova biseda telefonike me Kryetarin e PDSHsë z. Menduh Thaçi, dhe Kryetarin e Lëvizjes Besa, z. Bilall Kasami, ndërsa do të realizoj biseda edhe me Kryetarët e partive tjera shqiptare, z. Gashi, z. Sela dhe z. Memedi për ta vlerësuar bashkarisht rezultatin zgjedhor dhe për të këmbyer mendime. Bashkë jemi më të fortë.” shkruan Ahmeti në Facebook.

Plani i Ahmetit është që të nisin menjëherë negociatat për kauzën që BDI ka pasur në fushatë, atë të kryeministrit shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Kjo manovër e BDI bëhet jo vetëm pas fjalëve kundër shqiptarëve të Zaev që doli në përgjime, por edhe duke pasur parasysh brishtësinë e dy partive maqedonase, të cilat nuk mund të formojnë një qeveri.

Gjithsesi, nga ky triumf i shqiptarëve ka një frustrim i maqedonasve,  “E majta” që mori dy deputetë dhe që natyrshëm mund të bënte koalicion me LSDM-në e Zaev shpalli se do të jetë kundër qeverisë së “shqiptarëve”, duke i bashkuar votat me VRMO-në nacionaliste. Me këtë bashkim votash, VRMO vendoset në një nivel me LSDM-në për të krijuar një qeveri të re.

Dhe BDI ka nisur që tani manovrat, duke bërë të ditur se mund të bëjë aleancë edhe me partinë nacionaliste maqedonase, nëse pranon tezën e “kryeministrit shqiptar”.

Bujar Osmani, numri dy i BDI-së, ka kryer një diversion të hapur që nuk është gjë tjetër veçse një shantazh direkt ndaj Zaev. Osmani, në matematikën e tij i barazon në 46 vota LSDM -Besa 46 (42+4) dhe OBRM-PDUKM-E majta 46 (44+2), përderisa koalicionin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës e ndan në Aleanca -8, ndërsa Alternativa – 4 deputetë”.

Por a do të arrijë BDI që ta rrisë stekën kaq lart siç po bën këto ditë? Faktikisht pa votat e shqiptarëve asnjë qeveri e Maqedonisë së Veriut nuk mund të formohet, kurse për zgjedhje të parakohshme situate mund të komplikohej, Ndaj ka gjasa të ndërhyjnë ndërkombëtarët.

Këtë e thotë edhe ish-kryeministri suedez, pjesë e grupit të “Ministrisë së Jashtme” të BE-së, Carl Bildt. Ai shkruan në twitter se “Unë mendoj se negociatat e gjata për një koalicion do të pasojnë, por me siguri do të shohim një version të qeverisë aktuale në vitet e ardhshme, si rezultat i zgjedhjeve të djeshme”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore