
Miliona euro me projekte mjedisore, si i ndante paratë burri i Argitës me miqtë e tij ekspertë
Një nga njerëz më të përfolur në projektet mjedisore, është Jamarbër (Abi) Malltezi, burri i Argita Berishës. Gjatë qeverisjes së demokratëve, Malltezi krijoi një rreth ekspertësh, të cilët i antarësoi në Partinë Demokratike dhe me ta nisi menaxhimin e miliona euro projekte mjedisore.
Një nga këto ishte projekti i Bankës Botërore, për Menaxhimin e integruar dhe Pastrimin e Zonës Bregdetare dhe ku drejtohej nga Mallltezi, nën përgjegjësinë direkte të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
Projekti përfshinte, 11.7 milionë dollarë kredi nga Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), 2.23 milionë dollarë nga një grant i qeverisë japoneze, 3.11 milionë dollarë nga një grant i qeverisë hollandeze, 2.6 milionë dollarë nga një grant qeverisë austriake, 0.95 milionë dollarë nga Fondi Global për Mjedisin (GEF), 5.7 milionë dollarë nga qeveria shqiptare 1.26 milionë nga kontribute të komunitetit lokal.
Vlerësimet Mjedisore të projekteve të parashikuara janë bërë nga i njëjti ekspert mjedisi, zoti Sulejman Sulçe, profesori që udhëhoqi studimin e doktoratures të Malltezit dhe krahu i tij i djathtë për ekspertizat mjedisore.
Fotoja e zotit Sulçe ndodhet edhe në profilin e facebook të Abi Malltezit, ku përveç zotit Sulçe është edhe i gjithë stafi i mjedisit në Partinë Demokratike.
Ndërkohë, ndjekjen e procedurave të Aplikimit për leje mjedisi në Qendrën Kombëtare të Mjedisit për projektin, Malltezi ja kishte besuar zotit Klodian Gradeci, një emër jo i panjohur për publikun kohët e fundit për aferat e tij korruptive, lidhur me skandalin e tij në një tjetër institucion shtetëror, atë të Agjencisë Kombetare e Burimeve Natyrore.
Një tjetër emër i lakuar në projektet mjedisore, është ai i Romeo Hanxharit, i cili në vitin 2012, ishte pjesë e grupit të punës për Vlerësimin Mjedisor të Planit Rregullues të Tiranës. Ky projekt ishte fituar në konflikt të hapur interesi nga Jamarbër Malltezi, i cili bashkë me grupin e tij të ekspertëve do të vlerësonin planin e Lulzim Bashës.
Kjo është mënyra sesi Abi Malltezi ka penetruar në botën e plehrave dhe të mjedisit. Natyrisht sot që ngre zërin, Abit nuk i prihet barku për mjedisin. Por ai e sheh si një mundësi, që nëpërmjet gruas, të fitojë sërish projekte mjedisore në të ardhmen.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.










"Të këqijat dhe të mirat që na la presidenti Trump"
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të ketë përplasje direkte? Basha kandidon në Tiranë, dy qarqet ku R...
Historia e plotë >
Emrat/ Përbërja surprizë e qeverisë së re të SHBA-së, Biden synon unitet...
Historia e plotë >
Vaksina e kompanisë Moderna, ja sa do të jetë çmimi i një doze

4 të prekur nga koronavirusi në burgun psikiatrik në Shqipëri

Vogëlushja e prekur me Covid,por mjekët zbulojnë sëmundjen e rrallë të gjakut
Biznes

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >