Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Shpërthimi histerik ndaj Top Channel, para transmetimit të dokumentarit investigativ mbi plehrat!

Shpërthimi histerik ndaj Top Channel, para transmetimit të

Ditën e djeshme ka ndodhur një absurdet. Është sulmuar egërsisht emisioni Top Story dhe Top Channel, përpara se të transmetonte pjesën e dytë të investigimit mbi inceneratorët, ende pa parë faktet që do të silleshin në dokumentarin përkatës.

Kjo pasi e dinin që në këtë investigim do të flitej për lidhjet e interesave të politikanëve të lartë me biznesin e trajtimit të mbetjeve në Shqipëri. Dhe nuk bëhej fjalë për të vegjël, por ata që janë në kupolën e politikës shqiptare.

Dhe me një batare artilerike kanë reaguar breshërisht: Sali Berisha, dhëndri i tij, drejtuesi i televizionit të të birit, e qindra adresa false në rrjetet sociale që sulmonin Top Channel dhe Top Story-n.

Këtu mund të fusim edhe shtabin e kunatit të Bashës, që përgatitën ushtrinë e komentuesëve në facebook.

Po përse këta pushtetarë të djeshëm, irritohen kaq shumë nga një emision televiziv?

Shumë e thjeshtë! “Inceneratorët pjesa e Dytë” ka bërë një radiografi të thellë të interesave financiare që nga dhëndrri i Sali Berishës, kunati i Lulzim Bashës, ish-kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu e deri tek deputeti i PS-së, Sadri Abazi.

Në investigimin e Top Story u publikuan faktet mbi përfshirjen e një kompania monopol për përpunimin e mbetjeve kur kryetar bashkie ishte Lulzim Basha, ku kunati i tij Erion Isufi ishte partner me pronarët e kompanisë.

Ndërkaq, vetë dhëndrri i Kryeministrit Berisha, Jam Arbër Malltezi që ka qenë i involvuar direkt në sulmet ndaj Top Channel, ka qenë i përfshirë drejtpërsëdrejti në projektet e përpunimit të mbeturinave.

Top Story ka siguruar dokumente dhe të dhëna, sesi Malltezi ka përfituar me dhjetra projekte mjedisore për menaxhimin e plehrave, kur vjehrri i tij ishte kryeministër i Shqipërisë.

Mirëpo në dokumentarin e mbrëmshëm flitej edhe për interesa ekonomike që përfshijnë të gjithë pjesën politike, madje edhe atë që duken sikur janë armiq me njëri tjetrin. Kështu ish-kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, i kishte dhënë me konçension pastrimin nga plehrat e qytetit, një kompanie që zotërohet nga nipi i deputetit socialist Sadri Abazi.

Kompania koncesionare fituese është “Alko-Impex general Construction”, me administrator Arbër Abazin, nipin e deputetit socialist Sadri Abazi. Ai ka arritur të sigurojë një kontratë të majme nga ish-kryebashkiaku demokrat Xhelal Mziu. 

Madje kompania Alko Impex e nipit të Sadri Abazit që ka një kontratë 12 vjeçare me bashkinë Kamëz, disa herë mbetjet e këtij qyteti i depoziton në Sharrë, edhe pse bashkia Kamëz nuk ka kontratë me landfillin e Sharrës.

Kompania e nipit të deputetit socialist, ka marrë plot 30 milionë euro tendera pastrimi në 4 vitet e fundit.

Nëse shikon faktet e sjella kupton një gjë; aferat e ngritura me miliona e miliona dhe që në fakt nuk ka pasur asnjë rezultat për përpunimin apo pastrimin nga mbeturinat.

Megjithatë, sulmi nga Berisha, PD me deklaratë zyrtare, Jamarbër Malltezin, televizioni i djalit të Berishës etj, synuan të krijojnë teori komploti në lidhje me arsyet që sipas tyre kanë shtyrë Top Story për të bërë investigimin. Në radhë të parë është në pyetje baza e investigimit-faktet. A janë të vërteta faktet? 

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore