Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kur do flasë Abi Malltezi për kompleksin 20 milionë euro, si u bë pronar i tij në vitin 2014?!

Kur do flasë Abi Malltezi për kompleksin 20 milionë euro, si u

Ka bërë shumë bujë në media një investigim i Gazetës SHQIP në fillim të këtij viti, që zbuloi se Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, është pronar i një kompleksi me 17 pallate në Tiranë, që kap vlerën 20 milionë euro.

Investimi miliona euro u ngrit mbi një pronë të tjetërsuar, pikërisht aty ku më parë ishte kompleksi Partizani.

Kjo pronë prej 33 mijë m2 në qendër të Tiranës ka qenë në administrim dhe pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes gjatë qeverisjes së PD, por u tjetërsua për një shifër qesharake, për t’u betonizuar më pas për interes të dhëndrit të Berishës.

Skema e përfshirjes në aksione të “Abit”

Në shtator 2013, kompania “Homeplane” në bashkëpunin me “Kontakt” marrin leje zhvillimore për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, tek zona e ish-kompleksit Partizani. Leja, e dhënë nga Lulzim Basha, është zbardhur nga Bashkia e Tiranës në 18 gusht 2013 dhe vetëm 6 muaj pas nisjes së punimeve, dhëndri i Sali Berishës futet si aksioner i këtij investimi miliona euro.

Jamarbër Malltezi është shtuar si aksioner me 35% tek kompania “Homeplane”, me kontribut 35 mijë lekë. Pra, e thënë më thjeshtë, me 35 mijë lekë, dhëndri i Sali Berishës merr 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë eurosh

Jamarbër Malltezi, ose siç i pëlqen ta thërrasin me përkëdheli, Abi, është shtuar si aksioner te kompania "Homeplane" në dhjetor të vitit 2018, ndërsa këto aksione i ka blerë në 23 janar të vitit 2014. 

 Firma e ndërtimit "Homeplane" është themeluar nga biznesmeni Fatmir Bektashi në vitin 2008 dhe objekt i saj ishte fusha e ndërtimit.

Konflikti i interesit dhe “pasurimi” i befasishëm

Përfshirja e Abi Malltezit në këtë investim miliona euro ngre disa pikëpyetje të forta.

E para, a u tjetërsua kompleksi Partizani nga qeveria Berisha, për interes të dhëndrit të Berishës?

E dyta, fakti që kjo lejë u dha nga Lulzim Basha, kur ishte kryebashkiak, për dhëndrin e Sali Berishës, ngre dyshimet për konflikt interesi.

Së treti, si është e mundur që Abi Malltezi, pa asnjë pasuri të deklaruar të bëhet aksioner dhe të ndërtojë një pallat 20 milionë euro? Ku i mori paratë?

Për rastin, prokuroria pati nisur hetimet, por më pas i pushoi, edhe pse kishte dyshime për lejën e ndërtimit.

"Topi" tek SPAK

Është koha që SPAK, struktura ku kanë hedhur sytë gjithë shqiptarët, të nisë një hetim të thelluar. Shqiptarët duan të dinë; si u bë Abi Malltezi, pronar i kompleksit 20 milionë euro? Pse hesht Abi Malltezi?

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore