Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Dosje për SPAK për Abin/ Nga pallatet 20 milionë euro e deri tek zhvatja e fondeve për plehrat

Dosje për SPAK për Abin/ Nga pallatet 20 milionë euro e deri tek

Pandëshkueshmëria zyrtarëve apo të politikanëve dhe të familjarëve të tyre është një kryeçështje e raporteve të ndërkombëtarëve në vlerësimet për Shqipërinë. Rekordet për dosjet e korrupsionit, pra ndëshkimi i të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj” është edhe kushti për procesin e integrimit.

Aferat e përfolura për korrupsion ngrihen nga tribuna politike, por pjesë e hetime të SPAK, të prokurorisë së posaçme, mund të jetë edhe mënyra e ngritjes së pasurisë  së njerëzve të lidhur me pushtetin. Jamarbër Malltezi, dhëndri të ish-kryeministrit Berisha, mund të ketë përfituar nga fakti se vjehrri i tij ishte në krye të qeverisjes së vendit nga 2005-2013 për të ngritur dhe shumëfishuar pasurinë e tij në miliona euro.

Abi Malltezi është rasti tipik se si një person kthehet në një ndërtues i një kompleksi pallatesh, i cili kap vlerën 20 milionë euro në mes Tiranës. Në investigimet e kryera nga media, rezulton se Malltezi është shtuar si aksioner me 35 % tek kompania “Homeplane” në dhjetor të vitit 2018, ndërsa këto aksione i ka blerë në 23 janar të vitit 2014. Kjo tregon se ai nuk e ka regjistruar kontratën në QKB,  duke qëndruar i fshehur si ndërtues. Fillimisht kjo kompani u themelua nga biznesmeni Fatmir Bektashi në vitin 2008 dhe objekt i saj ishte fusha e ndërtimit.

Dhëndri i ish-kryeministrit është përfolur shumë për pronat e tjetërsuara te ish-Kompleksi Partizani dhe se pas ndërtimit të kompleksit rezultoi emri i tij. Por me dokumente kjo gjë nuk ishte vërtetuar deri në dhjetor të 2018-ës. Sakaq lejen e ndërtimit e ka dhënë Lulzim Basha, në atë kohë kryetar i Bashkisë Tiranë, duke e ekspozuar Malltezin dhe vjehrrin e tij, Sali Berishën, në një konflikt të hapur interesi.

Leja zhvillimore është zbardhur nga Bashkia e Tiranës në 18 gusht 2013 dhe vetëm pas 6 muajsh pas nisjes së punimeve, Jamarbër Malltezi futet si aksioner i këtij pallati ndërtimi. Kompleksi i ndërtuar nga Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi, ka 17 pallate dhe ky ndërtim vlerësohet mbi 20 milionë euro. Tashmë të e gjithë banorët që jetojnë e njohin si kompleksi i Argita Malltezit (Berisha) dhe Abi Malltezit, ku kanë dhe zyrat e punës. Kjo ngritje e menjëhershme e kësaj pasurie është arsye një nga arsyet që mund të kërkojë një hetim nga SPAK për të detyruar Malltezin për të vërtetuar burimin dhe transaksionin e kësaj pasurie.

Projektet e dyshimta për mbetjet

Një tjetër enigmë e madhe është çështja me projektet e Bankës Botërore, ku Malltezi ka përfituar shumë të konsiderueshme me studimet që i dërgoheshin atij si preferencë për menaxhimin e integruar të mbetjeve (plehrave). Top Story publikoi dokumente dhe të dhëna, sesi Malltezi ka përfituar me dhjetëra projekte mjedisore për menaxhimin e plehrave, në kohën kur vjehrri i tij ishte kryeministër i Shqipërisë.

Në vitin 2010, Banka Botërore financoi një projekt për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe pastrimin e zonës bregdetare. Për ndjekjen e këtij projekti, Ministria e Punëve Publike angazhoi dhëndrin e kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezin, në konflikt të hapur interesi.

Projekti që menaxhonte Malltezi kishte një buxhet prej 27.5 milionë dollarësh, dhe kishte për fokus pastrimin e mbetjeve të rrezikshme në Porto Romano, ndërtimin e një vend transferimi mbetjesh në Himarë dhe ndërtimi i një landfilli në Bajkaj të Sarandës. Por këto investime nuk u realizuan, e ndërsa Porto Romano u kthye në zonën më të ndotur të Durrësit, vend transferimi i Himarës nuk u vu kurrë në punë, ndërsa landfilli i Bajkaj në Sarandë është jashtë çdo standardi. Pra projekti prej miliona dollarësh amerikanë mbeti në letër dhe kjo mund të shërbejë si indicie për nisjen e hetimeve nga SPAK./ Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore