
Mjekët në alarm: Popullata nuk i përdor si duhet maskat, në rrezik për t’u infektuar nga Covid
Në një kohë kur ministria e Shëndetësisë po këshillon pothuajse çdo minutë përmes postimeve të saj në Facebook apo reklamave televizive për vendosjen e maskës si masë mbrojtëse nga infektimi me Covid 19, specialistët e shëndetit publik thonë se mungesa e higjienës bën që për një pjesë të popullatës maska të kthehet në burim infeksioni.
Gjatë vëzhgimeve tona në rrugë apo ambientet publike, një pjesë e qytetarëve që tregohen të zellshëm të mbajnë maskën, nuk respektojnë kushtet e higjienës. Në të shumtën e rasteve, maskat mbahen në kyçet e duarve në formë byzylyku, ose në mjekër.
Por specialistët thonë se kryesisht maskat kirurgjikale duhet të mbahen jo më shumë se 4 orë në ditë dhe janë njëpërdorimshme. Sipas tyre, në çdo rast kur maska hiqet, duart duhet të dezinfektohen e më pas duhet kapur maska me duar për tu vendosur në një qese letre, jo plastmasë.
Sipas ekspertëve të shëndetit publik, për shkak të mungesës së kushteve ekonomike, kjo maskë përdoret disa herë nga qytetarët por në çdo rast rekomandohet dezinfektimi i saj dhe kapja e maskës me duar të dezinfektuara.
Por edhe maska jo profesionale, e bërë vetë, ofron një mbrojtje shumë të ulët, nëse nuk është qepur në mënyrë profesionale me disa shtresa që të ofrojë mbrojtje të lartë ndaj virusit Covid-19.
Mjekët thonë se sa më shumë shtresa të vendosen aq më shumë mbrojtje fiton ndaj infeksionit të koronavirusit.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Studimi për vaksinën, mjeku i njohur jep lajmin e mirë
Historia e plotë >







Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Vaksina për Covid-19, Silva Bino: Bota ende nuk ka një të sigurt, Shqipëria do të zgjedhë atë që është më efikase

Dy pacientë shtrohen me urgjencë tek Infektivi

Mbi 5 mijë të prekur në Tiranë, Ministria apel të infektuarve: Mos dilni në rrugë, izolohuni në shtëpi
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
