Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rëndohet bilanci, 6 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Rëndohet bilanci, 6 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e sotëm zyrtar për situatën e Covid-19 në vendin tonë, ka lajmëruar se 6 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë bëhet me dije se janë shënuar 101 raste të reja.

"Nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, mjeku pneumolog 53 vjeçar me origjinë nga Tropoja, banues në Tiranë, si pasojë e insuficencës së rëndë respitarore, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Fatkeqësisht një i ri 28 vjeç nga Shkodra, i shtruar prej disa ditësh në spital, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë. Ka humbur jetën edhe pas përpjekjeve të ekipit mjekësor një 68 vjeçare nga Tirana, një 71 vjeçar nga Kurbini, një 79 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77 vjeçar nga Shkodra.  I shprehim ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve", deklaori Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Humbje jete nga nisja e pandemise jane regjistruar zyrtarisht 172: Qarku Tiranë 87, Shkodër 29, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 4, Dibër 2, Berat 1

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore