
COVID-19/ Epidemiologu nxjerr studimin: Si mund të shmanget përkeqësimi i situatës në Shqipëri
Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera fqinje.
Sipas tij, rasti i Shqipërisë është ende i menaxhueshëm dhe mund të shmanget përkeqësimi i situatës.
Alimehmetit thekson në Shqipëri ende nuk ka një transmetim komunitar të COVID-19 dhe infektimet aktualisht po ndodhin në grupe rastesh, të cilat ai i klasifikon me ngjyrën e verdhë të semaforit.
Postimi i mjekut
?Ku ndodhen shtetet e Ballkanit Perendimor në situaten epidemiologjike??
? Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Pergjithshem i Organizates Boterore te Shendetesise, kur deklaroi pandemine sqaroi edhe qe:
? “...Nese shtetet hetojne, testojne, trajtojne, izolojne, gjurmojne dhe mobilizojne personelin e tyre (ne pergjigjen ndaj infeksionit), shtetet me pak raste COVID-19 mund te evitojne qe ato raste te kthehen ne grupe, dhe qe ato grupe te kthehen ne transmetim komunitar..."
? OBSH nuk ka nje perkufizim specifik per transmetimin ne grup (cluster transmissions). Ky perkufizim mund te perdoret per te pershkruar infektime qe jane shume te perqendruara ne nje lokalitet te kufizuar, shpesh brenda familjes apo rrethit te ngushte profesional ose shoqeror.
Ne keto raste, burimi i infektimit njihet dhe mund te gjurmohet prapa.
? Sipas OBSH-se: "Transmetimi komunitar evidentohet nga paaftesia per te lidhur gjurmet e rasteve te konfirmuara permes zinxhirit te transmetimit per nje numer te madh te ketyre rasteve."
Pra, permes nje thjeshtimi epidemiologjik mund te themi se ne gjuhen e semaforit:
? E gjelber - Raste sporadike me COVID-19 ose aspak raste
? E verdhe - Grupe rastesh me COVID-19
? E kuqe - Transmetim komunitar i COVID-19
? Sipas Raportit te Situates nr. 195 te OBSH (2 Gusht 2020), te bashkengjitur:
? Shqiperia - Grupe rastesh
? Maqedonia e Veriut - Grupe rastesh
? Mali i Zi - Grupe rastesh
? Kosova - Transmetim komunitar
? Serbia - Transmetim komunitar
? Bosnje-Hercegovina - Transmetim komunitar
? Po ashtu, si Grupe Rastesh paraqiten edhe vendet e BE-se fqinje si Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia
Pra, shtetet me grupe rastesh jane ende epidemiologjikisht ne gjendje qe te evitojne perkeqesimin e situates duke:
Ruajtur distancen fizike (2 metra)
Ruajtur higjienen e rregullt te duarve
Mbajtur masken nese nuk ruhet dot distanca fizike
? KUJDES TE MADH KOSOVES SEPSE SITUATA KA DALE JASHTE KONTROLLIT EPIDEMIOLOGJIK

Sa rrezikon vdekjen nga COVID nëse je obez? Çfarë thotë raporti i ri
Historia e plotë >
Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura
Historia e plotë >
Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Historia e plotë >



A do të mbyllemi në karantinë? Rakacolli tregon skenarët e mundshëm
Historia e plotë >
Zbulimi interesant/ Kush janë njerëzit rezistentë ndaj virusit COVID
Historia e plotë >
Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Portugalia, presidenca “fantazmë”e BE-së që blen 100 kostume e 360 këmis...
Historia e plotë >
Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut...
Historia e plotë >
Sa rrezikon vdekjen nga COVID nëse je obez? Çfarë thotë raporti i ri

Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura

Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Biznes



Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >
