
Lajm i mirë për shqiptarët në Zvicër! Miratohet marrëveshja e rëndësishme që mundëson...
Parlamenti zviceran ka miratuar sot me 129 vota pro dhe 52 kundër marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë.
Marrëveshja e firmosur në Tiranë më 18 shkurt 2022 nga ministri i Brendshëm i Zvicrës, Alain Berset, ju paraqit Parlamentit në gusht të këtij viti. Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 3 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, e cila shton se shumë shpejt kjo marrëveshje do të miratohet dhe nga Parlamenti italian.
“Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti. Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike. Kryeministrja Giorgia Meloni gjatë takimit me Kryeministrin Rama, dy ditë më parë në Tiranë tha se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë”, shkruan Xhaçka.


Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?
Historia e plotë >




Temperatura nën zero dhe borë, ja surprizat e motit për ditën e premte
Historia e plotë >

Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




