
Mori 132 mijë euro ryshfet për të.../ Pas 2 vitesh në arrati, arrestohet ish-zyrtarja e OSHEE (EMRI)
Pas 2 vitesh në arrati, ish-drejtoreshë e kabinetit pranë OSHEE, Albana Ferraj ka rënë ditën e sotme në prangat e policisë.
Ferraj ishte shpallur në kërkim nga SPAK, nën akuzë për favorizimin e një kompanie italiane gjatë një procesi tenderimi, në këmbim të 132 mijë eurove.
48-vjeçarja akuzohet se përdori kompaninë e saj, “Com Metodi" s.p.a me seli në Milano, për të përfituar ryshfetin 132 mijë euro në tenderin e dhënë nga OSHEE në vitin 2016.
SPAK i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".
Tenderi për shërbim-konsulence për energjinë elektrike u zhvillua në vitin 2016 dhe sipas akuzës ka qenë Albana Ferraj që ka arkëtuar shumën nëpërmjet një kompanie të tretë. Ferraj bashkëpunonte me 3 zyrtarë të OSHEE-së, të cilët u vunë në pranga në tetor të vitit 2020. Ata janë ish drejtori i prokurimeve të OSHEE, Elis Bushati, si dhe 2 ish-zyrtaret Athinta Papa e Irma Derhiri.
Nga hetimet e bëra nga SPAK Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Derguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë kryer veprimet në kundërshtim me ligjin duke favorizuar padrejtësisht kompaninë italiane "Com Metodi" s.p.a për të përfituar shumën prej 132 mijë euro. Ndërsa Albana Ferraj, e cila në rolin e drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të kabinetit të OSHEE ka marrë dhe arkëtuar këto përfitime.

E RËNDË/ Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, ka të plagosur
Historia e plotë >



Dokumente EKSKLUZIVE: Si i degradoi konçesionari asetet e shtetit
Historia e plotë >



As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Mundësi e re punësimi në Gjermani/ Ja çfarë duhet të dini

Çfarë po ndodh? Euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit (SHIFRA)

Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë
Aktualitet

E RËNDË/ Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, ka të plagosur
Historia e plotë >


