
E masakroi për vdekje të dashurën dhe i fshehu trupin, arsyeja e vrasjes nga 21-vjeçari do "t'ju lë me gojë hapur"...
21 vjeçari David Cheres, vrau me thikë 43 vjecaren Tiprat Argatu, në shtëpinë e saj në Whitechapel, në lindje të Londrës në janar të këtij viti.
Cheres kishte ushtruar dhunë të rëndë e fatale ndaj gruas dhe më pas kishte fshehur trupin e saj para se të arrestohej nga policia.
Ai pranon vrasjen nga pakujdesia “per përgjegjësi te reduktuar” por mohon akuzat e vrasjes.
Dhe në fakt juria e gjykatës duket se po tërhoq akuzën e vrasjes duke lënë në fuqi vrasjen nga pakujdesia, pas rreth pesë orë pauze për të marrë vendimin.
Cheres dhe bashkëshorti i zonjës Argatu, Silviu, ishin miq dhe jetonin në një shtëpi, bashkë me tre rumunë të tjerë në kohën e sulmit.
Prokurori James Dawes kishte përshkruar më parë sesi Cheres kishte rrahur e goditur me thikë gruan në dhomën e saj të gjumit për një kohë të gjatë.
Dawes sugjeronte se vrasja kishte të bënte me humbjen e miqësisë së tij me Silviu pas lidhjes intime me gruan e tij.
Ai tha në gjykatë: “Viktima pësoi një sulm të gjatë e barbar në duart e të akuzuarit, që shkaktoi plagë të shumta mizore me mjete të mprehta e të forta”.
Viktima nuk bëri rezistencë dhe ishte e paarmatosur, ajo mbante vetëm duart lart për t’u mbrojtur, çka shihet nga plagët e saj në duar e gishta.
Vrasesi Cheres tha se “nuk e zinte gjumi” pasi ishte kapur në krevat me gruan e shokut të tij dhe kishte parë filma të dhunshëm gjatë netëve para vrasjes, që kishin influencuar në sjelljen e tij barbare.
Avokati i mbrojtjes Jo Sidhu, e pyeti: “Përse i bëre ato gjëra David?”
“Sepse më humbi mendja”, u përgjigj ai.
Dawes sugjeronte se vrasja kishte lidhje me ndjesinë e humbjes së miqësisë me bashkëshortin e vitikmës, i cili vetëm disa orë më herët kishte zbuluar se ata kishin një marrëdhënie seksuale.
Më herët banori tjetër i shtëpisë Flavius Cosovan tha se kishte dëgjuar Cheres në dhomën e zonjës Argatu natën e vrasjes.
Ai pretendonte se kishte dëgjuar bashjkeshortin e saj Silviu të thoshte: “Përse ma bën këtë?’
Në gjykatë u tha se viktima ishte me origjinë nga Tailanda dhe se sulmi ndodhi në adresën ne rrugën Ellen Street, Londër.
Seanca e rradhes do te mbahet me 1 shkurt.


E RËNDË/ U ngatërrua në rripat e çantës, ndërron jetë vajza 14 muajshe
Historia e plotë >



Me rastin e përvjetorit të 75-të, kompania Porche prezanton "Mission X"!
Historia e plotë >


Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Zbardhet VENDIMI i ri/ Çdo mësues që del në pension, mund të vazhdojë punën deri...

Si kurrë më parë, Euro bie "përtokë"/ Ja minimumi i ri historik që ka arritur monedha europiane

Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!
Aktualitet



E RËNDË/ Makina përplas dy të miturit në Rrogozhinë, shoferi ia mbath
Historia e plotë >
