
Alfred Cako plas deklaratën ‘bombë’: Samiti i nesërm, përpjekja e fundit e BE për të eliminuar...
Ditën e nesërme Gjykata e Apelit do të shqyrtojë një prej padive që lidhet me konfliktin brenda PD vetëm pak orë para samitit të BE dhe protestës së thirrur nga opozita në Tiranë.
I ftuar në një intervistë televizive mbrëmjen e sotme, konspiracionisti Alfred Cako tha se është e turpshme që gjykatat dalin kundër vendimmarrjes së popullit opozitar, ndërsa samitin e nesërm të BE e sheh si përpjekjen e fundit për të larguar drejtuesit realë që sot ka opozita.
"Është e turpshme që gjykatat të japin vendime kundër vendimit që vetë populli i opozitës e ka marrë duke zgjedhur në krye të tij këta që janë, Foltoren. Kjo mbledhje e strukturave të larta të BE bëhet për të eliminuar drejtuesit realë, është përpjekja e fundit ndoshta për të larguar drejtuesit realë që sot ka opozita.
Konflikti brenda demokratëve nuk është vetëm në dyert e gjykatave, por edhe me përfaqësimin zyrtar pasi tashmë selia blu përfaqësohet me dy faqe të ndryshme interneti, e para ku Lulzim Basha rezulton ende kryetar dhe e dyta që njeh Sali Berishën."- tha Cako.









Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija

Bëhuni gati, acari ‘mbërthen’ Shqipërinë! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme
Aktualitet




