
U "masakrua" me komente në rrjet për deklaratën ndaj Granit Xhakës/ Reagon sërish Zana Avdiu: Rrugaçëri nuk është quajtur...
Aktivistja kosovare Zana Avdiu ka reaguar sërish sa i përket deklaratës së saj për futbollistin Granit Xhaka.
Kujtojmë se kjo deklaratë e saj ka shkaktuar shumë komente. Në një intervistë për “Pressing”, aktivistja ka thënë se nuk e quajti futbollistin rrugaç por e kishte me gjestin që bëri ai ndaj bankinës serbe.
“Më vjen keq që një shoqëri krenohet me një gjest të tillë. Rrugaçëri nuk është quajtur Xhaka, por gjesti, veprimi”, ka thënë ajo. Sipas Avdiut, me gjestin e bërë nuk krenohet as vetë Xhaka por një pjesë e qytetarëve.
“Kritika ime ka qenë ndaj njerëzve që i kanë injoruar faktet që na kanë dhënë dhe na japin krenari. Kemi pasur lojë të shkëlqyeshme të lojtarëve tanë. Kemi pasur një festim dinjitoz të Xhakës dhe Shaqirit. Kemi pasur qindra elemente që na bëjnë krenarë”, ka thënë ajo.







Rekord temperaturash në veri të vendit/ Termometri shënon deri në -22 gradë
Historia e plotë >

Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Bëhuni gati, acari ‘mbërthen’ Shqipërinë! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme

Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?
Aktualitet




