Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Dani Alves po e "shijon" burgun/ Futbollisti kthehet në kreun e rrjetit të trafikut...

Dani Alves po e "shijon" burgun/ Futbollisti kthehet në kreun e

Dani Alves mbetet në paraburgim, pasi u akuzua dhjetorin e kaluar për përdhunimin e një gruaje të re në një disko në Barcelonë. 

Tashmë, ish-anësori brazilian është shumë i kërkuar nga të arrestuarit e tjerë, pasi merr pjesë dhe promovon ndeshje futbolli dhe jep disa autografe dhe, sipas ‘Marca’, prania e tij po krijon një rrjet autentik të “trafikimit të fanelave”.

Sipas të njëjtit burim, në krye të këtij 'biznesi' rezulton të jetë pikërisht ai. Ndodh si më poshtë: një prej të burgosurve lejohet të lëvizë nga krahu në krah dhe ai të mundur mbledhjen e të gjitha fanelave të Barcelonës. Këto, duhet theksuar, hyjnë në burg në dy mënyra, disa dërgohen nga familjet e të burgosurve, të tjerët vijnë me porosi.

I burgosuri i lartpërmendur, më vonë ia çon fanelat Dani Alves për t’i firmosur dhe, pasi i firmos, ia dorëzon pronarëve... në këmbim të cigareve, ose produkteve të tjera të disponueshme në burg.
Mësohet se Dani Alves ndodhet në paraburgim që prej datës 20 janar pasi u akuzua për përdhunimin e një 23-vjeçareje natën e 30-31 dhjetorit të vitit të kaluar, në një diskotekë të Barcelonës.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore