
Gratë e "përdhunuesve"/ Dani Alves dhe Hakimi rrezikojnë burgun, çfarë po ndodh me Hiba Abouk dhe Joana Sanz
Që nga fillimi i vitit janë zbuluar disa skandale lidhur me sulmet seksuale të disa lojtarëve të futbollit.
E para që shpërtheu dhe më e rënda, pasi lojtari ndodhet tashmë në paraburgim, është ai i Dani Alves. Braziliani ndodhet në burgun Brians 2, pasi akuzohet për përdhunimin e një gruaje të re, në një klub nate në Barcelonë të quajtur Sutton.
Ky rast, padyshim që ka prekur bashkëshorten e tij, Joana Sanz, e cila ka parë se si ka qenë në lajme ditë pas dite. Modelja nga Tenerife ka vendosur të largohet nga fokusi mediatik, duke u fokusuar te puna e saj. Ajo vetë ka treguar në Instagram se cili është destinacioni i saj i radhës.
Sanz shpjegoi, se këtë të diel mbaron punën, që e ka bërë të jetë jashtë Spanjës që prej 22 shkurtit, por larg dëshirës për t'u kthyer në territorin spanjoll, ajo dëshiron të largohet më shumë. Dhe ndalesa e saj e radhës do të jenë Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Po shkoj në Dubai për të marrë pak diell”,- u tha Joana ndjekësve të saj në rrjetet sociale.
Rastësi apo jo, në këtë destinacion ka qenë apo ndodhet edhe bashkëshortja e një tjetër futbollisti, të prekur nga akuzat për përdhunim. Kjo është Hiba Abouk, bashkëshorti i së cilës, Achraf Hakimi, po hetohet për përdhunimin e dyshuar të një gruaje të re në Paris. Sipas mediave franceze, çifti do të ishte edhe në proces ndarjeje.
Fakti është se si Joana Sanz ashtu edhe Hiba Abouk, kanë zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe për t'u larguar nga kjo polemikë dhe për t'u larguar nga fokusi mediatik. Në rastin e aktores dihet pak, pasi ajo nuk po ngarkon përmbajtje në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, Joana Sanz është shumë aktive, duke qenë shumë e këndshme dhe duke folur çdo ditë pa problem, duke lënë mënjanë gjithçka që po ndodh me partnerin e saj.








Futbollistët e njohur Messi dhe Cr7 në një ditë arrijnë rekorde historike!
Historia e plotë >
As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë

"Dimër" në mes të pranverës! Meteorologia tregon se si parashikohet moti për ditët në vazhdim…

Paundi britanit "mbyt" euron! Këmbimi valutor 29 mars, çfarë po ndodh me monedhat e tjera
Aktualitet

E RËNDË/ E zuri poshtë trungu i pemës, ndërron jetë 42-vjeçari në Berat
Historia e plotë >


