Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Tirana zyrtare “bekon” një koalicion të ri mes Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit

Tirana zyrtare “bekon” një koalicion të ri mes Ali Ahmetit

Katër vjet më parë, kur në Maqedoninë e Veriut zgjedhjet i kishte fituar Nikolla Gruevski dhe tentoi të bënte një koalicion me BBI-në e Ali Ahmetit, në Tiranë Edi Rama punoi fort kundër këtij versioni.

Ndërsa PD-ja dhe LSI-ja ishin për të mbështetur një aleancë të re mes Gruevskit e Ahmetit, pas përplasjes në Parlamentin e Maqedonisë, ku u rrahën barbarisht Zaev e Zijadin Sela, Edi Rama mblodhi në Tiranë partitë shqiptare të Maqedonisë së Veriut dhe u firmos pakti i një koalicioni me LSDM-në e Zaevit, që atëherë ishte parti e dytë.

Sot Zaev ka fituar zgjedhjet si parti e parë, por nuk qeveris dot pa votat e shqiptarëve.

Edi Rama, sërish ka inkurajuar një koalicion ndërmjet Ali Ahmetit dhe LSDM-së. Siç bën të ditur BDI-ja, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti ka pritur në zyrën e tij, ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka (në foto), i cili i ka përcjellë kreut të partisë shqiptare me më shumë deputetë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, urimet e kryeministrit Edi Rama për fitoren.

Takimi mes Rekës dhe Ahmeti u zhvillua dy ditë më parë ku vetë Ahmeti publikon letrën e dërguar nga Rama me rastin rezultatin të zgjedhjeve parlamentare.

Tirana zyrtare “bekon” një koalicion të ri mes Ali Ahmetit

“Ambasadori Reka përcolli uratat e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, drejtuar kryetarit Ahmeti për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut. Z. Ahmeti ka njoftuar ambasadorin Reka për ecurinë e zhvillimeve paszgjedhore me ç’rast ka theksuar nevojën për konsolidim të shpejtë të institucioneve të dalura nga zgjedhjet dhe respektimin e votës dhe vullnetit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ndërkaq, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut do të konstituohet të martën e ardhshme nën masa të rrepta distancimi social, si pasojë e situatës së rëndë të Covid 19 në këtë vend.

Ambasada Amerikane në Shkup, lëshoi një deklaratë të rëndësishme për formimin e qeverisë, ku bëri thirrje që të vijohen reformat e nisura nga kabineti i shkuar.

Tirana zyrtare “bekon” një koalicion të ri mes Ali Ahmetit

Sinjal i qartë se Uashingtoni përkrah një koalicion ndërmjet Zaevit dhe BDI-së dhe jo rikthim të VRMO-DPMNE-së.

“Është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të mbajë kursin pozitiv të muajve të kaluar sa i përket integrimit euroatlantik dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, si dhe të intensifikojë përpjekjet në fushat kritike si sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit në të gjitha format e tij”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Maqedoninë e Veriut.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore