Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova&Bota

Zijadin Sela: BDI premtoi kryeministrin, ta marrë ose të shkojë në opozitë

Zijadin Sela: BDI premtoi kryeministrin, ta marrë ose të shkojë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, i përmendi kundërshtarit të vet politik, Ali Ahmeti premtimin kryesor të fushatës. Kerkesen e hapur që në Maqedoninë e Veriut të ketë për herë të parë një kryeministër shqiptar, Ahmeti e ktheu në shtyllë të fushatës zgjedhore të BDI-së.

“Kryeministri i parë shqiptar do të jetë një kryeministër për të gjithë. Një kryeministër i barazisë, për vende të barabarta të punës, pagave të barabarta, të drejtave të barabarta dhe i drejtësisë joselektive. Për shqiptarët dhe për të gjithë”, pat thënë Ahmeti.

Tani Sela i kujtoi pikërisht kete zotim. Sipas Selës, Ahmeti duhet ta negocjojë publikisht postin e kreut te ekzekutivit, ose në të kundërt, të shkojë në opozitë. “Ne besojmë në demokraci. BDI është një subjekt legal i zgjedhjeve por jo dhe legjitim. Mbi këtë bazë, ata kanë të drejtë të negociojnë hyrjen në qeveri. Kishin vetëm një premtim në zgjedhje – Kryeministri shqiptar dhe le të negociojnë për këtë, ne nuk do të ankohemi. Por nëse ata nuk ia dalin, atëherë duhet ta dinë që është koha të kalojnë në opozitë”, u shpreh Sela.  

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore