Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Kush nuk i do listat e hapura brenda PS-së?

Kush nuk i do listat e hapura brenda PS-së?

Javën e ardhshme, mazhoranca ka një provë të rëndësishme në Kuvend, jo vetëm me opozitën e Lulzim Bashës dhe ndërkombëtarët, por edhe brenda radhëve të saj.

Edi Rama ka deklaruar se mazhoranca do të votojë propozimin e opozitës parlamentare për të hapur listat në raport me publikun dhe eliminimin e koalicioneve.

Opozita e Lulzim Bashës ka shpallur qëndrimin e saj kundër dhe ka kërcënuar Ramën se do të ndërmarrë aksione të përshkallëzuara. Ndërkaq, edhe brenda mazhorancës, kanë dalë në dritë qëndrimet kundër këtij synimi të Edi Ramës, por që fshehin jo qëndrime parimore e politike, por për interesa personale.

Janë pikërisht ish-ministrat e zyrtarët më të përfolur të Edi Ramës, të cilët kanë shprehur kundërshtinë e tyre me konceptin e listave të hapura. Bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka shprehur më se njëherë mos aprovimin me hapjen e listave, duke argumentuar se kjo do të trazojë politikën.

Ndërkaq, edhe Ilir Beqja, edhe në ekrane televizive, por edhe në shkrime në media, ka shprehur kundërshtimin e fortë për hapjen e listave.

Po përse ka “rastisur” që të gjithë emrat e përfolur të Rilindjes kundërshtojnë listat e hapura.

Një ballafaqim brenda elektoratit socialist i jep Beqajt, Gjiknurit, Ahmetajt, Ballukut e tij, një pozitë politike turpëruese, e mund të vërtetonte problemet e tyre edhe në mes mbështetësve të së majtës.

 

Pasi edhe realisht ministrat e përfolur të Ramës, edhe elektoralisht kanë qenë “deputetë-shëtitës”, ku asnjëherë nuk e kanë mbyllur legjislaturën në një zonë të caktuar elektorale.

Ilir Beqaj, e nisi karrierën politike në Shkodër, ku shkaktoi një përçarje të fortë në PS-në e qytetit verior, e më pas i dërgua në qarkun Kukës, ku shkaktoi revolt tek socialistët e Tropojës e Hasit, për tu devijuar nga Rama në Dibër, pa asnjë lidhje familjare e politike, por për të negocuar me bandat e politikës kriminale.

Edhe Damian Gjiknuri, e nisi karrierën në Gramsh, u dërgua më si emisar në zgjedhjet e 2016-s në Dibër, ku shkaktoi “Tërmetin” që e bëri famëkeq edhe në Gjermani falë Bild-it, e më pas përfundoi si drejtues qarku në Vlorë, ku vetëm një javë më parë u provua një reaksion i madh i socialistëve vlonjatë, që detyruan Edi Ramën të lërë drekën me Hashim Thaçin që të qetësonte situatën.

Arben Ahmetaj ndërkohë, e ka nisur karrierën politike si deputet në Tiranë, në 2013-n shkoi në Gjirokastër, prej nga kue e ka dhe origjinën, e 4 vjet më parë Rama e çoi në Kavajë, ku humbi suksesshëm bashkinë, zgjedhjet për të cilën u zhvilluan një ditë me zgjedhjet parlamentare.

Kurse Balluku, edhe pse deklaroi se ka hyrë në PS që në vitin 2006, ajo realisht nuk ka asnjë lidhje me socialistët e kryeqytetit, e elektoratin socialist. Përjashto këtu vetëm ata që kanë lidhje me pushtetin dhe tepsinë.

Këto përvoja politike, i kanë bërë këta zyrtarë shumë jo popullorë në elektorat ngaqë mbeten larg dhe u treguan arrogantë edhe ndaj militantëve. Mbeti epike shprehja e Ilir Beqajt: “Suksese në jetë” drejtuar një socialisti popullor, pa drojën se kështu nuk po shkaktonte një mbyllje karriere por po trazonte dhe çonte në skamje në familje.

E kjo arrogancë ka mbjellë veçse urrejtjen e njerëzve ndaj këtyre zyrtarëve, që janë sot ithtarët më të zellshëm të mos hapjes së listave…

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore