Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Deshifrimi i mesazhit të Bashës: Pse e përmendi Presidentin?!

Deshifrimi i mesazhit të Bashës: Pse e përmendi Presidentin?!

Dje Lulzim Basha, në përgjigjen ndaj qëndrimit të Edi Ramës mbi votimin e listat e hapura, nuk dha ndonjë të dhënë të qartë se ç’do të bëjë opozita, pas asaj që e quajti si “prishje të marrëveshjes të 5 qershorit”.

Duket kreu i PD-së, në këtë pikë do të vijojë konsultimin me faktorin ndërkombëtar, me të cilin jo vetëm arriti paktin për të hyrë në zgjedhje, por pati edhe mbështetjen e fortë të ambasadores Yuri Kim që të mos preket pakti i 5 qershorit.

Po ajo që ra në sy në deklaratat e Lulzim Bashës, ishte një mesazh në dukje si sinjal për tu deleguar diku, në lidhje me atë që ai e quajti si “ofertë e Ramës për të bërë Bashën kryeministër dhe vetë President”.

Një deklaratë që merret si një sinjal edhe ndaj Ilir Metës, i cili është Presidenti i Republikës deri në vitin 2022.

Fakt është, se edhe pse PD është në aleancë opozitare me LSI-në dhe e gatshme për të lidhur një koalicion parazgjedhor, gjërat tani po lëvizin për zonat e influencës dhe peshën që do të marrin faktorët në këtë koalicion.

Nga ana tjetër, prej paqes së Ilir Metës me qeverinë, që kur u miratuan ndryshimet në Kodin Penal, marrëdhëniet e Bashës me presidentin Meta, sikur nuk janë ato të parat.

Kështu që sinjali politik në deklaratën e tij, duket se drejtohej më shumë ndaj kreut të Shtetit, i cili është edhe lëvizësi politik i LSI-së, sesa vetë Edi Ramës.

Pas kalimit nga mazhoranca të kandidaturës për kreun e KLSH-së dhe largimit të Dvoranit, duket se marrëdhëniet e Metës me kryeministrin janë avancuar.

E si duket, pikërisht në këtë drejtim shkonte edhe sinjali i Bashës, i cili vërtetë ka nisur diskutimet në PD për të përzgjedhur kandidatët për deputetë, ndërkohë që nuk janë vendosur zonat e ndarjes së influencës për LSI-në në koalicionin opozitat.

Nga ana tjetër, Presidenti ka në dorë një çelës të rëndësishëm për zgjedhjet bashkiake. Ligjërisht, 4 bashki duhet të shkojnë në rivotim, për shkak të largimit të kryetarëve, por opozita në këtë rast kërkon një hap më të guximshëm nga Meta që të ketë jo thjesht zgjehdje në 4 bashki, por edhe më shumë, madje deri edhe zgjedhje të përgjithshme lokale.

Që po analizohet një opsion i tillë, e dëshmoi edhe deklarata e djeshme e Edi Ramës, i cili ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale në nivel kombëtar.

Ndërkohë në PD, një pjesë e emrave që priten të kandidohen kanë bërë lëvizjet e veta, siç ishte dorëheqja e Xhelal Mziut nga postin i kreut të PD-së për degën e Kamzës.

Basha, sipas gjasave kërkon nga Meta që të hapë axhendën e lokaleve, duke thirrur në konsultim forcat politike, përndryshe, siç e tha edhe vetë kreu i PD-së, ai do të vijojë negociatat me Edi Ramën. E ky aspekt është konsideruar si rrezik nga Meta dhe LSI-ja…

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore