Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Sa ndikon presioni i PD ndaj Ramës dhe ç’sjell hyrja sërish në lojë e ambasadores së SHBA

Sa ndikon presioni i PD ndaj Ramës dhe ç’sjell hyrja

Hyrja në lojë e ambasadores amerikane për të frenuar mazhorancën që të prishë marrëveshjen e arritur me Lulzim Bashën në ndërmjetësin  e saj është veprim i ditur dhe i pritur.

Por ajo që ende nuk dihet është se cila do të jetë formula e ambasadores Kim për të arritur një draft plotësues, e cila do të kënaqë edhe opozitën parlamentare.

Partia Demokratike, vërtetë bën presion për të shpëtuar atë që është arritur në momentin e parë, duke përdorur si garanci edhe deklaratën e Sekretarit Pompeo që përshëndeti marrëveshjen, por realisht, PD nuk mund të ketë standard të dyfishtë me ndërkombëtarët.

Një vit më parë, ishte SHBA e BE që i bëri thirrje të prerë që të mos djegë mandatet, të mos bojkotojë Kuvendin dhe zgjedhjet lokale.

Dhe integrimi i opozitës parlamentare nga listat e PD e LSI u arrit edhe falë ndërhyrjes së SHBA dhe BE.

Kështu që loja duket se nuk është tamam një veprim i koordinuar sesa presion i Bashës ndaj mazhorancës.

Megjithatë, ajo që po kuptohet nga këto lëvizje frenetike, duket se një ndërmjetësim për marrëveshjen aneks, apo për aneksin e marrëveshjes me opozitën parlamentare, do të drejtohet nga ambasadorja Kim dhe jo Edi Rama.

Duket se në tryezë janë dy propozime, nga të cilat dukshëm do të eliminohet njëri. Listat e Hapura si version i ndryshimit në Kod, ndoshta një variant i reduktuar i tyre, do të shpëtojë, ndërkohë që eliminimi i koalicioneve ka gjasa që të hiqet si opsion.

Ka shumë gjasa, që në bisedime të mos dilet pa asnjë fitues, por që secili të marrë nga pak.

Aq më shumë opozita parlamentare, e cila ka qenë ajo që edhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve ka ndikuar për shpëtimin e sistemit, pas veprimit të fortë të Bashës një vit më parë për të djegur mandatet.

Sipas gjasave, diplomatja e Uashingtonit ua ka thënë këtë Bashës në takimin me të. Jo thjesht që në një negociatë nuk i merr të gjitha, por kur mbjell erën vetë, nuk mund të mos orësh furtunën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore