
Hije skandali mbi vettingun e Vitore Tushës, si e kaloi me probleme të rënda!
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, ishte gjyqtarja e parë që kaloi vettingun në Shqipëri.
Në valën e disa shkarkimeve të bujshme, që çuan në mbylljen e Gjykatës Kushtetuese, dhënia “OK” ndaj Tushës, ngriti përshtypjen në opinionin publik se ajo është e pastër, por pikërisht në vetë vendimin e zbardhur nga organet e vettingut, konstatohen probleme të rënda për gjyqtaren.
Janë të paktën tre momente kyçe që hedhin hije skandali mbi procesin ndaj Vitore Tushës, e cila pavarësisht kësaj, u konfirmua në detyrë, për t’u bërë më pas një ndër figurat më me ndikim në emrat e propozuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Biznesi i bashkëshortit të gjyqtares, donacionet mijëra euro për shkollimin e fëmijëve dhe një vilë në Gjirin e Lalëzit, duket se nuk ishin mjaftueshëm për anëtarët e KPK që Tusha të ngecte në “rrjetën” e vettingut.
Le ti analizojmë me radhe, duke u mbështetur në të dhëna që janë bërë publike.
Biznesi i bashkëshortit, nuk paguan tatime
Një biznes i bashkëshortit të Vitore Tushës, ngre dyshime të forta mbi pasurinë e gjyqtares. Biznesi me objekt të veprimtarisë së saj ruajtjen dhe sigurimin e objekteve publike dhe private është mbajtur i fshehur, ndërsa nuk është përmendur as burimi i krijimit të kapitalit të shoqërisë. Një tjetër problem ka të bëjë me faktin se subjekti është regjistruar në Gjykatë në 2001, por në Tatime vetëm 4 vjet më vonë. Vitin që u regjistrua në Tatimë, pra në 2005, bashkëshorti i gjyqtares e shet këtë biznes.
Pyetja që shtrohet është: Si mundet një subjekt të shesë një biznes, i cili prej 5 vjetesh nuk ka krijuar asnjë të ardhur? Fakti që nuk ka krijuar të ardhura e tregojnë Tatimet.
“Gjatë hetimit, nga të dhënat që erdhen nga Qendra Kombëtare e Biznesit, rezultoi se bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit, Z.P,T, figuron të keqë qenë ortak dhe administrator në shoqërinë “****” sh.p.k, me objekt të veprimtarisë së saj ruajtjen dhe sigurimin e objekteve publike dhe private në pronësi ose përdorim të përsonave fizike ose juridikë, shqiptarë ose të huaj, në të gjithë territorin e Shqipërisë, rëgjistruar me vendimin nr.26619, datë 5.11.2001 të gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, me kapital 4 000 000 lekë. Më tej, Z.P.T është larguar si ortak dhe administrator, pasi në vititn 2005 shiti 100% të kuatave.
Nga verifikimi që u bë në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë rezultoi se shoqëria..., në Gjykatë është regjistruar më datë 5.11.2001 dhe në Tatime më datë 10.02.2005.
Nga subjekti i rivlerësimit dhe nga personat e lidhur me të nuk përmendet ky aset dhe as burimi i krijimit të kapitali të shoqërisë. Po ashtu, nuk deklarohet as shitja e saj dhe asnjë e ardhur nga kjo shoqëri për periudhën 2001-2005.”, thuhet në arsyetimin e vendimit të KPK-së.
Motrat bujare, mijëra euro për shkollimin dhe jetesën e vajzës së gjyqtares
Sipas organeve të vettingut, gjyqtarja Vitore Tusha nuk ka shpenzuar asnjë lekë për vajzën e saj për të paktën 8 vite. Për këtë janë kujdesuar dy motrat e saj “bujare”. Në vendim thuhet se vajza R.T është mbështetur financiarisht për shpenzimet e jetesës nga të dyja motrat e subjektit. Dy motrat kanë paguar rreth 4 mijë euro për dy vite për shkollën e vajzës, ndërsa kanë mbuluar shpenzimet jetësore të saj për 8 vjet me radhë.
Duket e habitshme, sesi motrat kanë punuar për vajzën e gjyqtarës, ndërkohë që ato kanë për të mbajtur edhe familjet e tyre. Kjo ngre dyshime se gjyqtarja nuk justifikonte dot paratë në të zezë.
“Gjatë periudhës së shkollimit (2002-2006) dhe qëndrimit (2006-2010), vajza R.T është mbështetur financiarisht për shpenzimet e jetesës nga të dyja motrat e subjektit. Për kohën e qëndrimit në Kolegjin Fetar për dy vite (2002-2004), motrat e subjektit të rivlerësimit kanë paguar afërsisht shumën 2000 euro për secilin vit. Ndërsa për periudhën më pas, ato kanë mbuluar shpenzimet më të rëndësishme jetësore brenda kostos së shpenzimeve të tyre familjare. Po ashtu, nga viti 2004 deri në vitin 2010, vajza ka punuar me kontrata punësimi të pjesshme, por edhe pa kontrata punësimi. Me mbështetjen e motrave të subjektit të rivlerësimit, Znj. R.T. ka përballuar jetesën në këtë periudhë (2002-2010).”, thuhet në vendim.
Vila në Lalëz e gjyqtarës, ka fqinj Metën dhe Berishën
Përveç dy apartamenteve në Tiranë dhe një sipërfaqe toke prej 500 metra në Farkë, Vitore Tusha ka në pronësi një vilë në Gjirin e Lalëzit, zona që bashkon të fortët, politikanët dhe biznesmenët.
Vila e gjyqtares ndodhet në kompleksin e njohur Lura, ndërsa fqinjët e saj janë Sali Berisha dhe Ilir Meta, që dikur e propozoi Tushën për kryetare të KLSH-së.
Gjithsesi, problemi nuk qëndron vetëm tek vila, por tek çmimet e deklaruara. Sipas gjyqtares, objekti ka kushtuar 59 mijë euro, një shifër shumë ulët për një zonë elitare si Gjiri i Lalëzit.
Gjyqtarja pretendon se e ka blerë me 500 euro m2, por nëse u referohemi agjensive imobiliare, konstatojmë se shifra është e pavërtetë. Sipas të dhënave, në vitin 2010, kjo pasuri vlerësohej me 800 euro m2.
Gjithsesi këto janë vetëm disa nga shkeljet e konstatuara, për të shtuar edhe një detyrim të pashlyer ndaj një sipërmarrje ndërtimi në vlerën 2.7 milionë lekë.
Por pavarësisht shkeljeve, ajo mori “OK” nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Fiaskoja e vaksinimit në Europë
Historia e plotë >


Greqi-Turqi, akulli shkrihet jo në Tiranë, por në sarajet e Sulltanit
Historia e plotë >
“Unë kurrë nuk e kam parë Trump kaq shumë vetëm, ai po shëron plagët”
Historia e plotë >

Premtimet e “arta” të Kryemadhit për zgjedhjet e 25 prillit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Zbulohet dokumenti/ Ja tre opsionet e zgjidhjes së Kosovës nga SHBA e BE...
Historia e plotë >
Kur Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës” në...
Historia e plotë >
Ministrja Shahini: Ja kur do hapen shkollat

Covid mund të shkaktojë deri në 15 mijë viktima/ Ekspertët kundër vendimit të Komitetit: Ja masat e tjera shtesë

Covid/ SHBA dhuron super aparaturën dhe mbi 32 mijë teste, Kim: Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin
Biznes


Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >

