
A shpërndau 'Fake News' KED për tërheqjen e Zhaklina Petos?!
Opinioni publik u befasua sot pas një njoftimi të KED (Këshillit të Emërimeve në Drejtësi), ku thuhej se kandidatja për Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto është tërhequr nga gara. Njoftimi i KED erdhi pasi presidenti miratoi emërimin e Përparim Kalos, si anëtarin e gjashtë të Kushtetueses, ndërsa gara për karrigen e shtatë mbetet nën hijet e dyshimit për njëanshmëri nga ana e KED.
"Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 vendosi:
Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, së kandidaturës së Zj. Zhaklina Peto, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese" - thuhet në njoftimin e KED.
Por sipas burimeve të Gazetës Shqip, Zhaklina Peto e ka mohuar një lajm të tillë, duke ngritur kështu dyshime se KED ka shpërndarë për mediat një lajm të rremë, çka do të vinte seriozisht në dyshim besueshmërinë e kësaj strukture.
Përmes një reagimi Peto thotë se është e befasuar, ndërsa shton se KED ka vepruar në paligjshmëri.
“Jam e befasuar. Unë i paralajmërova se do ta konsideroja dorëheqjen në rast se do vazhdonin me këtë paligjshmëri duke shkelur nenin 6 të konventës të të drejtave të njeriut. Por siç duket vetë KED paska qenë në paligjshmëri dhe ka bërë këtë veprim.”, ka deklaruar Peto për Top Channel menjëherë pas njoftimit të KED.
Përplasja KED-Peto, gjykata i dha të drejtë pedagoges
Beteja e zhvilluar në gjykatë kohët e fundit mes Zhaklina Petos dhe KED është edhe arsyeja kryesore që shton dyshimet mbi njoftimin e KED.
Kujtojmë se pedagogia u përjashtua dy herë padrejtësisht nga gara për Gjykatën Kushtetuese.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e skualifikoi për mos plotësim kriteresh, por në të dyja rastet, gjykata rrëzoi vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dhe i dha të drejtë Zhaklina Petos për të kandiduar.
Ndaj dorëheqja pas disa betejave në gjykatë, që u kurorëzua me triumf, është e qartë se nuk ishte një nga opsionet e Zhaklina Petos.
Zhaklina Peto fitoi dy herë në gjykatë kundër KED, e cila pasi skualifikoi disa kandidatë la në garë vetëm noteren Sonila Bejtja, dhe diçka e tillë u vlerësua nga të skualifikuarit si e qëllimshme dhe e paracaktuar. /Gazeta SHQIP




Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >




CDU-ja zgjedh vazhdimësinë, por lufta për kancelar e hapur
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Vila e kunatit në Farkë/ Patozi thirrje SPAK: Ta hetojë, të dalë në shes...
Historia e plotë >
Pas shkrimit të SHQIP/ Vila, Topalli: Biznesi i kunatit të Lulit lulëzoi...
Historia e plotë >
Shqipëria, e pesta në Europë për vdekjet nga zemra, qytetet më problematike

Lufta për vaksinën anti Covid-19, ekspertët po punojnë për një alternativë të re

“Tirana vatër e nxehtë”/ Manastirliu tregon planin për të përballuar situatën në vend
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
