Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Agjentët e Ushtrisë/ Misionet në OKB dhe operacionet sekrete që mbrojtën Shqipërinë

Agjentët e Ushtrisë/ Misionet në OKB dhe operacionet sekrete

Shqipëria ka edhe një tjetër strukturë inteligjence, përveç asaj të Shërbimit Informativ Shtetëror. Bëhet fjalë për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM), që është një institucion, i cili organizohet dhe funksionon në mënyrë të centralizuar, si strukturë në nivel drejtorie të përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes, me struktura varësie në territoret ku kryejnë veprimtarinë Forcat e Armatosura, brenda dhe jashtë vendit sipas zonave të përgjegjësisë dhe zonave të interesit.

Deri më tani, kjo strukturë ka një arkivin e saj plot 42 ndërhyrje me karakter operacionale, që ndihmon në përmbushjen e misionit dhe për të cilat ka një raport të plotë edhe nga NATO dhe vetë Organizatave e Kombeve të Bashkuara.

Inteligjenca e Ushtrisë, në varësi të ministrit të Mbrojtjes ka stemën dhe flamurin e vet, të cilat miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes dhe ka numrin kodik dhe atë luftarak, sipas përcaktimeve të autoriteteve ushtarake.

Si funksionon Agjencia

Agjencia vepron në fushën e Sigurisë së Mbrojtjes si pjesë aktive e Forcave të Armatosura, duke i mbështetur në misione në kuadër të NATO, BE dhe OKB. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ushtron kompetencat e saj mbi veprimtari që lidhen me kërcënime ose rreziqe që synojnë të cenojnë, ose cenojnë Forcat e Armatosura në realizimin e misionit të tyre kushtetues.

Por, kjo agjenci është edhe pjesë e Bordeve të Inteligjencës së NATO, si dhe e Grupeve të Punës së Inteligjencës, Kundër inteligjencës dhe Sigurisë. Ajo bashkëpunon në fusha me interes reciprok, me institucione homologe dhe partnere të inteligjencës dhe sigurisë, të huaja dhe të vendit, si dhe me institucione brenda vendit, duke lidhur marrëveshje dy ose shumëpalëshe.

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes si pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes është vazhdimësi e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes dhe Shërbimit Informativ Ushtarak. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes mbështet autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura dhe Forcat e Armatosura me inteligjencë në fushën e Zbulimit, Kundërzbulimit dhe Sigurisë, në përmbushje të misionit të tyre kushtetues.

Agjencia, sipas ligjit, grumbullon, përpunon, vlerëson, analizon dhe shpërndan të dhëna e informacione si dhe paraqet produkt inteligjence gjithëburimshe për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, lidhur me sisteme mbrojtjeje, grupe e organizata me kapacitete kërcënuese të vendeve të huaja, aktivitete të subjekteve, të cilat mund të kërcënojnë ose të rrezikojnë veprimtarinë e Forcave të Armatosura.

Gjithashtu merr pjesë në procedurat për pajisjen me “certifikatë sigurie” të personelit ushtarak dhe civil të Ministrisë së Mbrojtjes, të Forcave të Armatosura dhe “certifikatë sigurie industriale” të subjekteve që kërkojnë të hyjnë në marrëdhënie me to; si dhe grumbullon, përpunon, vlerëson, analizon, shpërndan të dhëna e informacione dhe paraqet produkt inteligjence gjithëburimshe për Ministrinë e Mbrojtjes, lidhur me kërcënime të natyrës së terrorizmit, ekstremizmit, spiunazhit, sabotazhit, diversionit, subversionit, armëve të shkatërrimit në masë, kërcënimeve kibernetike e krimit të organizuar ndaj kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore