
Siguria kombëtare/ Organet e vettingut kërkojnë të dhëna për prokurorë e gjyqtarë
Vendimet e largimit përfundimisht nga sistemi i Drejtësisë të prokurorëve apo gjykatësve nuk kanë qenë thjesht e vetëm nga të dhënat mbi pasurinë që janë vënë në dispozicion nga Inspektoriati i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, apo denoncimet e qytetarëve të zakonshëm.
Në lojë janë futur edhe struktura të tjera, një prej të cilave Shërbimi Informativ Kombëtar, që njihet si SHISH. Vettingu është një veprimtari parandaluese, e cila identifikon probleme të mundshme sigurie për persona fizike e juridikë.
Vettingu, si procedurë që synon forcimin e sigurisë së organizatave, parandalon individë të caktuar të kenë qasje në të dhënat e ndjeshme apo në pozicione të tilla, ku mund të minojnë sigurinë dhe interesat e Republikës së Shqipërisë.
Ky ka qenë informacioni i vënë në dispozicion për prokurorë dhe gjykatës, të cilët janë shkarkuar tashmë nga sistemi i Drejtësisë. Të vetmit që kanë shpëtuar nga informacionet sekrete të SHISH janë të dorëhequrit, ndaj të cilëve nuk ka pasur hetim nga agjentët e këtij shërbimi.
Gjithsesi, procedura e vettingut (kontrollit dhe verifikimit) kryhet nga agjenci të autorizuara informative dhe të sigurisë, mes tyre edhe Shërbimi Informativ i Shtetit. Vettingu i sigurisë është strukturuar sipas standardeve të NATO-s dhe BE-së. Për shkak se vettingu përfshin qasje në të dhënat personale është përcaktuar një procedurë transparente e rregulluar sipas ligjeve të posaçme.
Në vitin 2018 pranë SHISH-it janë paraqitur gjithsej 5015 kërkesa vettingu për pajisjen me Certifikatë të Sigurimit të Personelit të personave të ndryshëm, (certifikatë që lejon njohjen e personave në fjalë me informacion të klasifikuar sekret shtetëror në nivele të ndryshme), kërkesa këto të ardhura nga një varg institucionesh, mes të cilave Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Ndërkohë, nëse e lidhim këtë edhe me informacionet për vettingun, të paktën 150 kërkesa të SHISH do të dalin gjatë vitit 2020 vetëm për gjyqtarë dhe prokurorë që janë planifikuar në procesin e vettingut. Pa llogaritur edhe ato për shumë policë, e drejtues policie, që janë përfshirë po në proces vettingu.
©?Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video/ Zjarr në ambientet e televizionit Klan
Historia e plotë >




Vidhnin vilat luksoze në Sauk, gjykata merr vendimin për 5 të arrestuarit
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del dokumenti/ Si do të bashkohet Kosova me Shqipërinë, harta e re e Bal...
Historia e plotë >
LSI braktis zyrtarisht Luan Ramën, Petrit Vasili vihet në siklet nga kom...
Historia e plotë >
Çfarë të konsumoni që të keni energji gjatë agjërimit? Herbalisti i njohur: Mos hiqni dorë nga sallatat, çajrat bimore që heqin etjen

Lista e re/ Udhëtimet jashtë, ministria publikon kushtet e reja për shqiptarët, të vendosura nga çdo shtet

Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid
Zgjedhje 2021




