Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Zbulohet shkaku/ Ja pse “ngeci” vettingu në Polici e që prodhoi edhe debat politik

Zbulohet shkaku/ Ja pse “ngeci” vettingu në Polici e që

Vetëm dy ditë më parë Presidenti Ilir Meta nuk dekretoi ligjin e votuar në Parlament për zgjatjen e afatit të procesit të vettingut në Polici. Me një “mal” argumente, kreu i shtetit riktheu për shqyrtim ligjin, ndonëse debati që prodhoi ky veprim u shoqërua me rivotim në Komisionin e Ligjeve dhe rrjedhimisht kalon për votim, pa pasur më nevojën e dërgimit për dekretim nga presidenti.

Deri këtu, duket se bëhet fjalë për procedura institucionale, por ekspertë të ndryshëm të kontaktuar përmes telefonit nga Gazeta “Shqip” sqarojnë se përse vettingu në Polici nisi me vonesë dhe që u bë shkas për të kërkuar një zgjatje të afatit për të.

Ekspertët thonë se vonesat në vettingun e Policisë kanë ardhur për shkak të mungesës së bashkëpunimit të disa institucioneve shtetërore si dhe lëvizjet në detyrë të drejtuesve të policisë.

Sipas tyre, dy institucionet kushtetuese si Prokuroria e Përgjithshme dhe Shërbimi Informativ i Shtetit janë bërë pengesë për mosnisjen në kohë të procesit të Vettingut në radhët e policisë.

Sepse, këto institucione bëhet e ditur se nuk kanë bashkëpunuar për dorëzimin në kohë të dokumenteve që kërkohen nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, ndryshe vettingu policor.

Madje, ata thonë se ka pasur raste kur janë ndeshur me vështirësi në leximin e informacionit, duke i çuar autoritetet në një fazë të dytë të kërkimit të një informacioni nga këto institucione, kryesisht institucione si SHISH, që ka edhe një natyre sekrete të të dhënave.

Çdo efektiv policie pavarësisht gradës i nënshtrohet vettingut, por për verifikimin e të dhënave kërkohet informacion nga SHISH dhe Prokuroria për të zbardhur nëse kanë pasur lidhje me krimin, kanë qenë apo jo nën hetim, kanë qenë të thirrur qoftë edhe si dëshmitarë.

Por, vetë prokurorët dhe SHISH në përgjigje të ankesës dhe akuzës për këtë japin një tjetër shpjegim. Sipas tyre ngarkesa e punës dhe mungesa e burimeve njerëzore pamundësojnë dhënien e përgjigje në kohë të shkurtër.

Një problem tjetër që është bërë shkas për këtë lidhet me lëvizjen nga detyra të shumë drejtuesve të policisë dhe të Gardës së Republikës, duke e futur në ngërç monitorimin e dosjeve brenda afatit kohor.

Një nga problematikat e tjera që janë ngritur lidhet edhe me ndryshimet e vazhdueshme që ndodhin në radhët e institucioneve me të cilat bashkëpunohet.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore