
Nxënësit "në mëshirë të fatit"/ Tërmeti prish shkollën dhe kopshtin, lokali i fshatit kthehet në kopsht
Prej një viti e gjysmë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Riza Shera” në fshatin Radë të Njësisë Administraive Manëz, Bashkia Durrës kryejnë procesin mësimor në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Rubjekë”, ndërsa fëmijët e kopshtit procesin mësimor e zhvillojnë në katin e dyte të një ndërtese të marrë me qira në fshat.
Prindërit ankohen për zgjatjen e mosfillimit të punimeve të kësaj shkollës së fshatit. Ata thonë se pas tërmtit të nëntorit 2019 fëmijët e tyre, nxënësit e asaj shkolle kanë kryer procesin mësimor në këto ambiente. Pas një viti u njoftuan nga drejtoresha e shkollës se mësimi duhet të kryhet në shkollë tjetër, pasi në godinën e tyre do të kryheshin punime.
Ata shprehen për gazetarët e Fiks Fare se nuk janë kundër rregullimit të shkollës, por procedura e fillimit të punimeve po ndikon tek fëmijët e kopshtit sepse në ambientet e përshatura si të tillë, janë pa kushte.
Kamera e Fiks-it arriti të futej brenda ambienteve të këtij kopshti i cili më parë ka kryer funksionin e lokalit të fshatit. Në këtë hapësirë të ndarë në dy ambientë ku njëra shërbente si magazinë për produkte ushqimore dhe pjesa tjetër e përshtatur për ambientet e kopshtit.
Teksa grupi i gazetarëve të Fiks-it shoqëronin mjetin e transportit të nxënësve nga qendra e fshatit “Radë” për në shkollën 9-Vjeçare “Rubjekë”, takuan zonjën Enkeleda Hamataj, drejtoreshë e shkollës “Riza Shera”. Kjo e fundit tha se në një dëgjesë publike që kishin patur me kryetaren e Bashkisë, u ishte premtuar se shkolla e fshatit do të bëhej me fondet e Bashkisë Durrës, pasi nuk kishin arritur të gjenin asnjë donator.
Bashkëpuntorët e Fiks-it u interesuan pranë zyrës së investimeve në bashki nga ku u mor një përgjigje se procedura për mosfillimin e punimeve të shkollës ishte shtyrë pasi pritej investimi i një donatori. Shkolla e fshatit sipas tyre nuk kishte ndonjë dëmtim shumë të madh përveç disa problemeve në çati, instalime elektrike dhe tualetet e godinës. Donatori për riparimin e shkollës nuk ishte gjetur ende, në këto kushte investimi do të kryhej me buxhetin e bashkisë.
Për të pyetur se kur do të fillojnë punimet për rikonstruksionin e shkollës 9 vjeçare “Radë” redaksia e Fiks Fare ju drejtua me një kërkesë për informacin Bashkisë Durrës. Këta të fundit në përgjigjen e tyre thanë se në Shkurt të vitit 2023 përfundon projekt – preventivi i objektit. Në Mars të vitit 2023 investimi do të buxhetohet.
Pas miratimit të buxhetit shtesë do të kalojë në proces prokurimi. Referuar kohës që procedura e prokurimit do të marrë, bazuar kjo në aktet normative në fuqi, parashikohet që në muajin maj të vitit 2023 të fillojë zbatimi i punimeve të përforcimit dhe ristrukturimit të godinës.
Pra edhe këtë vit shkollor nxënësit do e përfundojnë duke studiur në shkollën e fshatit Rubjekë dhe kopshti po ashtu do të vazhdojë të jetë në ambientet e përshtatura të lokalit.


MASAKRA nuk ndalet! Vazhdojnë gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin
Historia e plotë >

Liqeni i Ohrit po DEGRADON! Rrugëtimi i vështirë për të hyrë në UNESCO
Historia e plotë >
Fshati pa rrugë, djemtë mbeten beqarë, nuk u shkojnë nuset në fshat
Historia e plotë >



Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




