
“Të kërkon ministri...”/ Çfarë u tha Lulzim Basha drejtuesve të Gardës pas vrasjeve të 21 Janarit (VIDEO)
Gazetari Artan Hoxha ka analizuar komunikimin e zbardhur ditën e sotme në emisionin “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarshiu, ku protagonistë janë drejtuesit e Gardës së Republikës të vitit 2011, gjatë zhvillimit të protestës së përgjakshme të 21 janarit.
Ai deklaroi se vrasjet e Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj janë kryer brenda pak sekondash, ndërsa në fund tregohet se ministri i atëhershëm i Brendshëm, Lulzim Basha ka kërkuar të komunikojë me drejtuesit e Gardës. Sipas tij, Basha duhet të japë përgjigje se çfarë ka komunikuar gjatë kësaj kohe.
“8 të vrarët dhe 4 të plagosurit kanë ndodhur në një hark kohor shuam të shkurtër. Kujdes municioni, më kujton kur gardisti ndërron karikatorin dhe kërkon tjetër. Porta numër 2 është porta nga krahu i Bulevardit. Ai flet vetëm me drejtuesit sepse drejtuesit flasin pastaj me njësinë poshtë. Është si një lojë shahu. 206 I Tufanit, tek ky kod kam mundur ta deshifroj kush është pas tij. Kjo duhet bërë nga prokuroria. Pastaj kemi disa të panjohur që flasin me kode. Në fund kemi përmendjen e kodeve. Kemi fjalët ‘Të kërkon ministri’. Ai nuk ka pasur mundësi të komunikojë drejtpërdrejt me të po ka kërkuar të flasë këtu. Se çfarë ka komunikuar Lulzim Basha nuk dihet. Ai duhet ti përgjigjet familjes së Aleks Nikës.“- tha Hoxha.
Biseda në radio:Ndrea Prendi: “Alfred?”
Alfred Ahmetcanaj:” Po dëgjoj. (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)”
Ndrea Prendi: “ Kujdes municionin! Kujdes municionin!”
Në vijim ka pauzë të gjatë në radio.
Ndrea Prendi: “Alfred, grupi i njësisë speciale, këta tek porta numër 2”
Alfred Ahmetcanaj: “Po e kuptova”
Ndrea Prendi:” Një grup i vogël”
A.Ahmetcanaj: “Po e kuptova”
Ndrea Prendi:” Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 I Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?
202 I tufanit: “Këtu jam. Ngjitur, ngjitur”.
Ndrea Prendi: “Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 1”.
A.Ahmetcanaj:” Po të kuptova”
N.Predni:” Tek porta numër 1. Agim ku je? Agim?”
Të gjithë i raportojnë me kodin e radios 206 I Tufanit, që janë në gatishmëri.”
N.Prendi: “ Martin dëgjon, Martin?”
Martini:” Dëgjoj!”
N.Prendi:” Artan më dëgjon?”
Artan Hoxha:” Dëgjoj”
N.Prendi:” Le ta djegin pemën, nuk ka problem”
I panjohuri:” 260 e Luanit? Luani 3”
Komunikimet (urdhrat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i Gardës për vartësit e tij. Pasi u dha urdhri për të qëlluar, u zbatua urdhri duke realizuar të shtënat një e nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë më asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi në radio, menjëherë pas vrasjes së protestuesve ka një qetësi absolute tek komandanti i gardës dhe oficeri drejtues me të cilët ai komunikon. Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrarë apo të plagosur.
Vijon komunikimi në radio:
I panjohuri: “260 I Lunait”
260 Lunait:” Ju dëgjoj”
I panjohuri:” Të kërkon ministri, këtu në radio...”


"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me kalimtarin: Hajde, hajde që ta...
Historia e plotë >


Tentoi të vriste të riun pas një sherri, arrestohet Briken Rusta në Elbasan
Historia e plotë >



Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Qeveria nis zëvendësimin e ambasadorëve, Top Channel siguron emrat
Historia e plotë >
Sulmohet nga serbët automjeti i ekipit të Top Channel, protestuesit i he...
Historia e plotë >
Kujdes, shiu nuk i ndahet Shqipërisë! Ja sa do të jenë temperaturat

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari sot?

Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq
Aktualitet


"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me kalimtarin: Hajde, hajde që ta...
Historia e plotë >

