
Urdhri i ri/ Ndryshon protokolli i mjekimit të Covid: Mjekët të japin vetëm medikamente orale, jo gjilpëra e serume
Një urdhër i ri i Ministrisë së Shëndetësisë ndalon mjekët e familjes të mjekojnë të sëmurët me koronavirus me antibiotikë intravenozë. Sipas një shkrese të siguruar nga gazeta “Shqip”, protokolli i mjekimit të Covid ka ndryshuar sërish ku mjekëve të shërbimit parësor u bëhet e qartë se çfarë skeme mjekimi duhet të përdorin.
Në shkresën dërguar qendrave shëndetësore, theksohet se bazuar në format e shfaqura të virusit, pacienti duhet të mjekohet me medikamente antibiotikë nga goja dhe jo gjilpëra. Burime konfidenciale i thanë “Shqip” se dy javë më parë një urdhër tjetër i ministrisë së Shëndetësisë lejonte kryerjen e injeksioneve për pacientët me covid në qendrat shëndetësore.
Sipas udhëzimit, cdo qendër duhet të bënte gati një dhomë injeksionesh dhe 2 infermiere për Covid, të cilat duhet të pajiseshin dhe me veshjet e duhura mbrojtëse gjatë kryerjes së injeksioneve. Por duket se situata ka ndryshuar pasi në radhët e infermierëve ka pasur raste me Covid ndaj për të mbrojtur këtë hallkë të rëndësishme të sistemit shëndetësor, ndalohet kryerja e injeksioneve.
Udhëzimi i ri përcakton se në ccdo rast kur pacienti përkeqësohet, mjekimi intravenë duhet të bëhet në spital. Por si po mjekohen sot në shtëpi pacientët me covid? Protokolli i mjekimit për pacientët me Covid ndryshon nga njëri mjek familje tek tjetri.
Nëse një mjek familje ndjek me rigorozitet këtë protokoll që po publikojmë sot, pra të mjekojë pacientët me Covid me medikamente orale, me shumë gjasë gjendja e pacientit nuk do të përmirësohet menjëherë. Faktet e tregojnë se pacientë që janë trajtuar me medikamente në formë tablete, pas disa ditësh kanë shfaqur përkeqësim të parametrave të gjakut dhe për pasojë kanë shfaqur simptoma më të rënda se ditën e parë kur konstatuan se ishin me Covid.
Ndërsa rastet e trajtuara me medikamente antibiotikë gjilpëra intravenë kanë pasur përmirësim të dukshëm. Pra sot pacientët me Covid që shfaqin forma të lehta ose të mesme të virusit, jo të gjithë kanë ecuri të mirë gjatë terapisë, dhe ndryshimi është i dukshëm mes atyre që trajtohen me medikamente orale dhe atyre që kryejnë injeksione në venë.
Burime për Gazeta “Shqip” thanë se në këtë periudhë rastet më të shpeshta që shfaqen tek mjeku janë format e mesme, ku pacienti paraqet temperaturë 37-38, kollë dhe lodhje fizike.
Sipas udhëzimit të ri, kjo kategori pacientësh duhet të mjekohet me medikamentë oralë. Ndërsa kortizonikët duhet të merren vetëm kur fillojnë problemet e frymëmarrjes.
Por a garanton mjeku i familjes se kjo skemë mjekimi funksionon? “Shqip” ka pasqyruar gjatë kësaj periudhe të pandemisë shumë opinione të profesionistëve si dhe studime që botohen në revista shkencore.
Ajo që dimë është se mjekimi ndryshon nga njëri pacient te tjetri sipas natyrës që shfaq virusi, por rastet që kanë humbur jetën kanë qenë më së shumti pacientë që e kanë nisur trajtimin që në fillim me medikamente orale ose më keq akoma me vitaminoterapi. Kush do të mbajë përgjegjësi për mjekimin e keq të tyre?
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.




Mjeku Kalo: Po rrezikojmë jetët tona, disa të pamoralshëm...
Historia e plotë >

A e infekton trurin e njeriut virusi Covid? Autopsitë e para tregojnë se...
Historia e plotë >
Në mbrëmje nisin reshjet e dendura, rrezik përmbytjeje në disa zona
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të ketë përplasje direkte? Basha kandidon në Tiranë, dy qarqet ku R...
Historia e plotë >
Emrat/ Përbërja surprizë e qeverisë së re të SHBA-së, Biden synon unitet...
Historia e plotë >
Vaksina shpresëdhënëse e Oksfordit/ Mund të ruhet në frigorifer normal dhe do të kushtojë vetëm...

"Mesatarisht 3 vdekje", mjeku Dasho rrëzon shifrat zyrtare: Kemi rreth 600 të infektuar në 24 orë, ja masat që duhet të merren

Mësuesit në rrezik nga Covid, jo të gjithëve u bëhet tamponi
Biznes

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >