
Kur do të vijë vaksina anti Covid në Shqipëri? Eksperti flet për kohën: Do të jetë për 30 % të popullsisë e për këto grupe
Profesor Eduart Kakarriqi thotë se vaksina pritet të jetë gati në fund të këtij viti ose në fillim të vitit që vjen. Duke iu përgjigjur interesit të qytetarëve, në videon e shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Kakarriqi thotë se vendi ynë ka nënshkruar me kompaninë Covax dhe menjëherë sapo të dalë do të sigurojë një sasi për 30% të popullatës së vendit.
Eksperti thotë se fillimisht do të asistohen grupet me risk të lartë, përfshirë këtu moshën e tretë, grupet me risk dhe moshat pediatrike. Po ai shprehet se aktualisht ne kemi në dorë një “vaksinë” që është respektimi i masave, përfshirë këtu distancën, higjienën si dhe mbajtjen e maskës në ambiente të hapura dhe të mbyllura.
“Ka tre katër firma të ndryshme industriale që pretendojnë dhe thonë se jemi thuajse gati që deri në fund të vitit të nxjerrin vaksinën në treg. Mendohet që pjesa më e madhe e mendimeve është se vaksina do të jetë gati vitin që vjen. Neve si vend kemi marrë masa. Kemi nënshkruar marrëveshje me Covax", shprehet epidiomologu.
Ne jemi gati që sa të dalë vaksina vendi ynë do të jetë një ndër vendet që përfiton blerjen në kohë të një sasie rreth 30% të popullatës së vendit tonë duke pasur parasysh që në fokus janë mosha e tretë, grupet me risk dhe moshat pediatrike. Ne kemi një vaksinë në thonjëza në dorë që nuk janë gjë tjetër përveç masave. Një ndër këto masa krahas distancimit dhe higjienës është mbajtja e maskës. Maska duhet të bëhet zakon të mbahet jo vetëm në vendet e mbyllura por edhe jashtë”, thotë Kakarriqi./Gazeta Shqip

Studimi për vaksinën, mjeku i njohur jep lajmin e mirë
Historia e plotë >







Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Vëzhgimi/ Bar-kafenetē shpērfillin virusin, harrohet distanca dhe maskat

Video/ Vaksinat anti Covid ruhen me policë, Rama: T'ia tregojmë njerëzve se nuk na lenë rehat teoritë e konspiracionit

“Betejë e vështirë, nuk është shaka...”/ Flet pacienti që mposhti Covid-19
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
