Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shehu: Shqipërisë i duhen 150 shtretër të terapisë intensive, pse spitali Covid 3 nuk është zgjidhje

Shehu: Shqipërisë i duhen 150 shtretër të terapisë

Për ish-ministrin e Shëndetësisë, Tritan Shehu, strategjia e qeverisë për menaxhimin e pandemisë ndaj virusit Covid-19 ka dështuar.

Në intervistën e dhënë për  Gazeta “Shqip”, si një nga themeluesit e shërbimit të reanimacionit në Shqipëri, Tritan Shehu thotë se rritja e shpejtë e numrit të të infektuarve dhe po ashtu e viktimave, mungesa e infrastrukturës sipas standardeve evropiane, janë disa nga shkaqet pse Shqipëria është kthyer në një nga vendet me risk të lartë në rajon, pas Kosovës.

“Në vendin tonë ekzistojnë vetëm 7 shtretër të terapisë intensive sipas standardeve evropiane. Të tjerët janë shtretër të improvizuar si reanimacion në një kohë kur nevojat aktuale janë për 150 shtretër. Po të vëreni se si u menaxhua pandemia në vende të zhvilluara si Italia, brenda 10 ditësh ata krijuan struktura të posacme të terapisë intensive, me infrastrukturë moderne, me aparatura moderne për ofrimin e shërbimit cilësor për pacientët në gjendje të rëndë shëndetësore. Po tek ne? Nuk kemi më shumë se 7 shtretër në dispozicion!”, deklaron Shehu.

Më poshtë intervista e plotë

1. Si e vlerësoni situatën e krijuar në vend nga pandemia, a po menaxhohet sic duhet?

Kemi një dështim total për arsye që lidhen me mënyrën si u impostua, që u përdor vetëm për kapital politik, për numrin shumë të vogël të testimeve, duke përjashtuar të gjitha laboratorëve për ti bërë analizat dhe për ti përmbledhur në një të vetme, pëe mos mbrojtjen e institucioneve shëndetësore, për mos krijimin e strukturave bashëkohore në terapinë intensive pasi ato ekzistueset lënë shumë për të dëshiruar dhe bëhen shkak për humbje jete.

2. A do të ishte zgjidhje hapja e spitalit covid 3?

Ambientet e ish kirurgjive në QSUT, një strukturë e amortizuar totalisht nuk është zgjidhje. Nuk është terapi intensive vetëm duke zgjeruar disa metra kub apo kate. Duhen urgjentisht importuar struktura të gatshme të terapisë intensive, duhen urgjentisht ekspertë për të montuar shtretërit e duhur të terapisë intensive. Sot ka spitale të gatshme që montohen kudo nga ekspertë. Që nga muaji shkurt e deri tani duhet të ishin marrë masa për ambientet e terapisë intensive për të pritur fluksin e pacientëve të infektuar.

3. A kemi ne shërbim të terapisë intensive në Shqipëri, sipas standardeve bashkohore?

Ne sot disponojmë në spitalin infektiv vetëm 4 shtretër të terapisë intensive, ndërkohë nê spitalin " Shefqet Ndroqi" janë 7 të tillë pra në dy spitalet covid janë 11 shtretër kur nevojat janë shumë herë më të mëdha. Ne duhet të kërkojmë specialistë që dinë të montojnë shtretërit e terapisë intensive. Italia krijoi 4 mijë poste të reja të terapisë intensive për 3 javë dhe Gjermania edhe më shumë. Ne kemi nevojë edhe për 150 poste të reja të terapisë intensive të standardeve evropiane. Ne smund të vazhdojmë me shërbim të improvizuar të terapisë intensive.
Brenda qendrës spitalore ka dhe shërbime të tjera spitalore që disponojnë shërbimin e terapisë intensive të cilat mund ti vënë në dispozicion të pacientëve me koronavirus.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore