Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Gripi stinor do ta rëndojë pandeminë/ Pipero: Situata mund të agravohet, kujdesi duhet nga....

Gripi stinor do ta rëndojë pandeminë/ Pipero: Situata mund

Familjarë të shqetësuar për fatin e të afërmve të prekur me koronavirus, me shishe uji në duar, ushqim apo pak sende personale, janë pamje të trishta që të ofrojnë përditë oborrët e spitalit Covid-1 dhe Covid-2.

Mjeku Pëllumb Pipero, i cili pak ditë më parë u përball vetë me një situatë të tillë pranon se ka vend për përmirësim sa i takon informimit të qytetarëve.

"Informacioni duhet të jetë i zyrtarizuar, të lidhet me fasha oraresh, ka vend për përmirësim, por informacion ka dhe kjo nuk diskutohet. Pasi të gjithë kanë mundësi të komunikojnë me telefona celular. Mungesë transparence nuk ka harrojeni, pasi nuk kemi se çfarë të fshehim. Por duhet të keni një gjë në konsideratë, shqiptarët janë të paduruar në gjithçka, edhe për të marrë informacion. Ka shumë ngarkesë, jo në çdo kohë mjeku është. Ndaj duhet mirëkuptim dypalësh", tha Pipero për Top Channel.

Doktor Pipero nuk beson se do kemi një valë të dytë të rikthimit të pandemisë në vjeshtë. Por ai lajmëron se situata mund të bëhet më e rëndë për shkak të gripit stinor.

"Situata edhe mund të agravohet, shifrat mund të bëhen edhe më të mëdha. Ne duhet të jemi të përgatitur se virusi i gripit stinor ngjan si dy pika uji me covid, dhe kapacitetet do jenë në vështirësi".

Shifrat e larta të ditëve të fundit, të rasteve pozitive me Covid, sipas doktorit janë shqetësuese, por sipas tij nuk janë tregues se kemi të bëjmë me transmetim komunitar. Problemin e sheh tek kujdesi i pakët, sidomos tek të rinjtë.

Pëllumb Pipero: Do kërkonim mirëkuptimin e qytetarëve veçanërisht e rininë që nuk është e bindur se virusi ekziston. Unë s’dua kurrë që ata të sëmuren por ato mund t’ua çojnë virusin familjarëve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore