Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Projeksionet për pandeminë? Në Shqipëri të pamundura, njohim vetëm 10 për qind të situatës

Projeksionet për pandeminë? Në Shqipëri të pamundura,

Shqipëria e ka të pamundur të parashikojë ecurinë e pandemisë gjatë muajit gusht, pasi strukturat e larta shëndetësore nuk kanë një situacion të qartë për  shkak të numrit të vogël të testimeve që po kryhen në popullatë.

Erion Dasho, specialist i shëndetit publik në një prononcim për gazetën “Shqip” tha se është e pavend të shprehemi për pik në pandeminë shqiptare në kushtet kur nuk njohim mirë situatën epidemiologjike.

“Në epideminë shqiptare ende nuk bëhen testet e mjaftueshme, pra akoma nuk njohim përmasat e vërteta të epidemisë. Ne mund të gjykojmë deri diku vetëm nga numri i vdekjeve dhe nisur nga shifrat e raportuara, mendohet se ne mund të kemi të paktën midis 500-1000 rasteve të reja me koronavirus në 24 orë nga të cilat ne diagnostikojmë dhe kapim mesatarisht rreth 88 raste, mesatarja gjatë muajit korrik”, shprehet Dasho.

Sipas ekspertit ne njohim më pak se 10 për qind të përmasave të vërteta të epidemisë dhe në këto kushte asnjë profesionist, asnjë mjek epidemiolog nuk mund të bëjë parashikime të sakta se si do të jetë ecuria e pandemisë, nëse kemi arritur pikun dhe kur do të vijë rënia.

Më herët Dasho përmes një postimi sot në rrjetin social në Facebook, e ka cilësuar muajin korrik si një muaj i dhimbshëm me  93 jetë të humbura nga COVID-19 që përkthehen në mbi 33 vdekje për 1 milion banorë.

“Për të njëjtën periudhë, Spanja aq e goditur gjatë muajve të parë të epidemisë dhe me një popullsi 17 herë më të lartë se Shqipëria pati vetëm 90 vdekje! Në se krahasimet bëhen për 1 milion banorë, pamja duket qartazi më e rëndë. 33 vdekje për 1 milion banorë në Shqipëri janë 16 herë më të larta se Gjermania madje edhe 5 herë më të larta se Italia që ishte vendi më i goditur prej COVID-10 në Europë. Gjatë muajit korrik, Gjermania pati vetëm 2 vdekje dhe Italia vetëm 6 vdekje për 1 milion banorë.

Projeksionet për pandeminë? Në Shqipëri të pamundura,

Dasho fajëson strukturat organizative shëndetësore që sipas tij nuk e menaxhuan situatën siç duhet.

“Së pari, dështoi drejtimi dhe organizimi i përgjigjes ndaj epidemisë. Së dyti, komiteti i ekspertëve konfirmoi edhe njëherë paaftësinë e vet. Nuk u kuptua tendenca e qartë e muajit qershor ku u konstatuan më tepër raste COVID se gjatë tre muajve të parë të epidemisë (1,398 përkundrejt 1,137) dhe një numër pothuajse i njëjtë vdekjesh (30 jetë të humbura në qershor përkundrejt 33 jetëve të humbura gjatë mars-maj). Komiteti jo vetëm që nuk e kuptoi këtë tendencë, por qëndroi refraktiv edhe ndaj paralajmërimeve që erdhën prej autoriteteve shkencore shqiptare që punojnë e jetojnë jashtë vendit. Korriku ishte pasojë e drejtpërdrejtë e qershorit.

Së treti, ende nuk po aplikohet trinomi Testo-Gjurmo-Trajto. Për nga numri i testeve Shqipëria vazhdon të jetë në vendin e fundit në Europë. Megjithëse mesatarja e rasteve gjatë muajit korrik ishte 7 herë më e lartë në krahasim me periudhën mars-maj, numri i testeve u rrit më pak se 2 herë duke arritur një shkallë pozitiviteti mbi 20%. Gjurmimi korrekt me këtë numër rastesh është i pamundur sepse personeli i angazhuar është i njëjti me periudhën e parë të epidemisë. Trajtimi vazhdon të jetë i përqendruar në QSUT dhe Shefqet Ndroqi, duke bërë që pacientëT të paraqiten me vonesë për të kërkuar kujdes të specializuar, çka mund të jetë ndër arsyet kryesore të vdekshmërisë së lartë”, shkruan specialisti i shëndetit publik, Erion Dasho.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore