Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Shifrat e infektimeve nga Covid/ 20% e testeve në Shqipëri pozitivë, në Kosovë 50%

Shifrat e infektimeve nga Covid/ 20% e testeve në Shqipëri

Situata me koronavirusin në dy shtetet shqiptare është e rëndë, por paraqitet në dy situata të ndryshme.

Gjatë muajit të fundit në Shqipëri është rritur numri i testimeve ku ka pasur edhe rritje të rasteve pozitive, por përqindja e infektimit vijon të qëndrojë stabël, rreth 20% e personave që testohen rezultojnë me COVID-19.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, në 3 ditët e fundit vihet re se numri i testimeve ka qenë gjithmonë mbi 500 në ditë ndërsa numri i rasteve pozitive ka rezultuar në rreth 100 persona duke treguar edhe nivelin e pozitivitetit në 20%.

Vlen të theksohet se ky raport infektimi është i njëjtë edhe me periudhën ku vendi u fut në karantinë totale.

Por në Kosovë paraqitet një situatë shumë më e rënduar përsa i përket rasteve pozitive me covid-19. Krahas një numër të lartë viktimash ku në dy ditët e fundit kanë humbur jetën 31 qytetar të Kosovës, edhe rezultati i testimeve është një kambanë alarmi.

Ditën e djeshme, sipas Euronews, në Kosovë janë kryer 459 testime dhe kanë rezultuar pozitiv 226 qytetar, pra rreth 50% e personave që testohen janë pozitiv me COVID-19. E njëjta shifër është edhe para dy ditëve ku humbën jetën 16 qytetar. U kryen 480 testime dhe rezultuar pozitiv 258 raste të reja.

Të dyja shtetet kanë filluar aplikimin e disa masave parandaluese ndaj pandemisë ku në Kosovë ato janë edhe më të rrepta.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore