Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Covid-19 në Shqipëri/ 18 pacientë në terapi intensive, 6 të intubuar

Covid-19 në Shqipëri/ 18 pacientë në terapi intensive, 6

Situata në vend nga Covid-19 vijon të jetë kritike teksa në 24 orët e fundit, humbën jetën 4 persona. 

Ministria njoftoi se aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 510 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 120 raste pozitive.

"I drejtohemi të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike," njofton ministria në deklaratën e saj. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore