Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Ekipi i Top Channel mbërrin në Stamboll, do niset drejt zonave të prekura nga tërmeti

Ekipi i Top Channel mbërrin në Stamboll, do niset drejt zonave të

Ekipi i Top Channel ka mbërritur këtë të mërkurë në Turqi, ku pas uljes në aeroportin Stambollit do të niset në zonat e prekura nga tërmeti tragjik i 6 shkurtit.

Gazetari Artur Bibe, me ndihmën e operatorëve Angjelo Baraj dhe Ilia Poci do të nisen drejt zonave ku do të raportojnë gjithçka nga situata katastrofike në juglindje të Turqisë.

“Pavarësisht emergjencës, në aeroportin e Stambollit ka kontrolle të rrepta. Kontrollohet çdo gjë. Pas mbërritjes në Stamboll, do nisemi drejt zonave të tërmetit”- thotë gazetari Artur Bibe.

Kushtet atmosferike janë të vështira, aq sa avioni është shtyrë me dy orë për shkak se i ishin ngrirë krahët./ Top Channel



 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore