Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Tërmeti në Turqi/ VIDEO RRËQETHËSE, 8-vjeçari shpëtohet i gjallë pas 52 orësh

Tërmeti në Turqi/ VIDEO RRËQETHËSE, 8-vjeçari

Përpjekjet e ekipeve të shpëtimit që operojnë në Turqi pas tërmetit 7.8 Rihter në orët e para të së hënës për të lokalizuar çdo të bllokuar në mbeturina, pavarësisht se koha po numëron mbrapsht dhe kushtet e motit nuk janë aspak të favorshme për këtë fatkeqësi, janë të shumta. 

Të mërkurën në mëngjes, ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë pas 52 orësh një djalë 8-vjeçar, i cili ishte bllokuar në mbeturinat e shtëpisë së tij në rajonin Hatay të Turqisë. Në të njëjtën kohë, një fëmijë një vjeçar u gjet i gjallë, por i plagosur në rrënojat e një ndërtese në qytetin e Sanliurfa. Kamera ka kapur kornizë për kornizë si operacionin e zjarrfikësve ashtu edhe buzëqeshjen e Yigit Chakmak, 8-vjeçarit, kur doli nga rrënojat në Hatay.

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë dy ditë më parë (6 shkurt) është 9,600. Prej më shumë se 50 orësh, vijojnë kërkimet për gjetjen e personave që janë nën rrënoja. Në Siri, 2,530 viktima janë konfirmuar si në zonat e kontrolluara nga qeveria ashtu edhe në rajonet e kontrolluara nga rebelët. Gjithsej 4,654 të lënduar janë raportuar në të gjitha territoret siriane. Në Turqi, të paktën 7,108 njerëz janë vrarë dhe 40,910 të plagosur. Erdogan ka shpallur 7 ditë die. Agjencitë dhe punonjësit e shpëtimit kanë paralajmëruar se shifrat ka të ngjarë të rriten, sidomos në Siri, pasi ka shumë njerëz ende të bllokuar nën rrënoja.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore