
Nga Macron te kryeministri kritik ndaj BE-së, zbuloni liderët evropianë që “zbarkojnë” sot në Tiranë
Ditën e sotme zhvillohet Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë ku pritet të marrin pjesë liderët e vendeve evropiane.
Është bërë e ditur se në Samit do të jenë Presidentja e Komisionit Europian,Ursula Von Der Leyen, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, por edhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, një kritik i politikave të BE-së.
Ndërkohë kujtojmë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka thënë ‘Jo’ Samitit, ndërsa kryeministrja serbe, ka pasur një qëndrim ndryshe nga presidenti duke thënë se ai duhet t’i bashkohet këtij Samiti.
Në të njëjtën ditë me Samitin do të zhvillohet edhe protesta e thirrur nga opozita. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në deklaratat e tij për mediat ka thënë se protesta do të jetë një mesazh për BE.
Liderët e BE-së që pritet të vijnë në Tiranë:
1-Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen
2-Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel
3-Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
4-Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz
5-Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis
6-Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban
7-Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
8-Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer
9-Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo
10-Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
11-Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç
12-Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades
13-Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala
14-Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse
15-Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas
16-Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin
17-Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin
18-Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins
19-Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte
20-Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel
21-Kryeministri i Maltës, Robert Abel
22-Kryeministri i Holandës, Mark Rutt
23-Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki
24-Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa
25-Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis
26-Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger
27-Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob
28-Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson
29-Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez





Rekord temperaturash në veri të vendit/ Termometri shënon deri në -22 gradë
Historia e plotë >



Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Bëhuni gati, acari ‘mbërthen’ Shqipërinë! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme

Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?
Aktualitet




