
Rrugët në Tiranë të bllokuara nga Samiti i BE, TIA bën njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët: Të jeni në Rinas 4 orë...
Ditën e sotme Tirana do të presë për herë të parë liderët e vendeve ë Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor, së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit.
Për këtë arsye janë marrë masa të larta dhe siguria është shtuar. Si pasojë, aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga Rinasi në datë 6 dhjetor, të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron pasagjerët në rrjetet sociale se prezenca e tyre nesër kërkohet në mënyrë që ata mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre.
“TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra per samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre”, shkruhet në njoftimin e aeroportit.









Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija

Bëhuni gati, acari ‘mbërthen’ Shqipërinë! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme
Aktualitet




