Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Skandalet e aferat korruptive të familjes Berisha/ Nga Gërdeci, Porto-Romano, Boronicat te kompleksi Partizani

Skandalet e aferat korruptive të familjes Berisha/ Nga Gërdeci,

Për herë të parë në historinë e demokracisë shqiptare, Departamenti Amerikan i Shtetit shpall “non-grata” një ish-drejtues të lartë të shtetit shqiptar.

E pikërisht bëhet fjalë për Sali Berishën njeriun që ka pasur të gjitha fijet e pushtetit në dorë që pas ’90-ës dhe deri në ditën e sotme.

“Sot, unë jam duke shpallur “non grata” Sali Berishën, një ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë”, është fjalimi i sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Më zyrtari i lartë i DASH thekson në deklaratën e tij “për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë”.

Pikërisht Berisha është bërë një koracë mbrojtëse për familjarët e tij, që u përfshinë në skandale dhe afera të zbuluara nga mediat shqiptare. Më poshtë po rendisim disa nga aferat e dyshimta që kanë ngelur në memorien e historisë shqiptare dhe që nuk patën guximin të hetohen nga drejtësia shqiptare, pasi si vetë Sali Berisha dhe familjarët e tij ishin të paprekshëm.

Gërdeci, afera korruptive që pati 26 viktima

Gërdeci është padyshim është një nga aferat më të rënda në Shqipëri, për të cilën pati edhe viktima. 13 vite më parë në fabrikën e demontimit të ngritur në zonën e Gërdecit pati një shpërthim të fuqishëm ku pati 26 viktima dhe qindra të plagosur.

Fabrika ishte ngritur me vendimin e qeverisë Berisha në vitin 2008. Hetimet nis, por më pas mediat e huaja nxorën lidhjen e Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit të atëhershëm, Sali Berisha me përfaqësuesit e firmës amerikane, Efraim Diverol. Në vitin 2006, AEY fitoi një kontratë për të siguruar pajisje për ushtrinë afgane, një marrëveshje me vlerë rreth 300 milionë dollarë. Komponenti më i rëndësishëm i kësaj marrëveshjeje, ishte shpërndarja e 100 milionë fishekëve për automatik kallashnikov AK-47 në Afganistan. Duke përdorur një ndërmjetës, AEY zbuloi këtë municion të kërkuar në Shqipëri, për shkak të çmimit të volitshëm.

Plani i AEY ishte të përdorte një kompani ndërmjetëse që t’i blinte këta fishekë nga MEICO shqiptare për llogari të saj. Podrizki një shok fëmijërie i Diverolit udhëtoi për në Shqipëri dhe u takua me Ylli Pinarin, kreu i MEICO. Emri i Shkëlzen Berishës doli në përgjimet që kishte bërë Kosta Trebicka, i cili u gjet i vrarë në mënyrë të mistershme disa muaj më parë. E që më vonë shprehen se kishte vrarë veten aksidentalisht.

Por vendimi i Gjykatës më pas, i ndikuar nga presioni politik i qeverisë Berisha e cilësoi shpërthimin si një gabim teknologjik. Por më herët drejtësia mbylli sytë para fakteve që implikonin në këtë tragjedi, djalin e ish kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, por edhe shumë emra të tjerë. Shkëlzen Berisha nuk u thirr asnjëherë për të dëshmuar. Edhe për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu hetimi u mbyll pasi kishte imunitet. Sot pas 13 vitesh çështja është rihapur dhe po e heton SPAK dhe kallëzimi është bërë personalisht ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Mediu.

Skandali i Porto Romanos

Pikërisht mediat shqiptare kanë shkruar prej vitesh se si Berisha ka ndikuar me vendimet e tij, duke favorizuar familjarët e tij. Një ndër rastet lidhet edhe me vendimin për investimet në Porto Romano. Emisioni investigativ Top Story ka denoncuar aferën e Porto Romanos ku është përfshire Argita Berisha.

Në shtator të vitit 2005, në atë periudhë, në Tiranë u kthye nga Kosova Argita Malltezi Berisha. Ajo hapi 3 kompani ligjore me Flutura Kolën, ish-bashkëpunëtoren e saj në UNMIK. Në lojë u fut edhe miku i tyre, serbo-boshnjaku, Damir Fazlliç, i cili i fut botës së biznesmenit.

Bashkëshortët e dy juristeve, përkatësisht Jamarbër Malltezi dhe Florenc Kola ndërmjetësuan për blerjen e tokës në Porto Romano. Malltezi dhe Kola shfaqeshin edhe si blerës te fshatarët, duke ia shitur më pas tokën Fazllicit disa herë më shtrenjtë. Skemën e ka pranuar vetë Flutura Kola në dëshminë e dhënë përballë prokurorit, në një hetim që u hap nën dyshimet për pastrim parash.

“Sqaroj se njërën nga tokat e blera nga Damir Fazlliç, e ka shitur bashkëshorti Florenc Kola i cili nisur nga fakti që çmimi i asaj parcele ishte i leverdishëm e bleu fillimisht vetë dhe më pas e shiti te Damir Fazlliç”. Fill pasi u mbyllën transaksionet, Berisha përfshin brenda parkut energjetik të Porto Romanos edhe tokat e Damir Fazlliç. Vlera e tokës u 8-fishua. Për 14 hektarë tokë, janë paguar afro 2.5 milionë euro nga biznesmeni boshnjak. Fazlliç e kuptonte se gjysmën e parave i morën Malltezi dhe Kola, por sërish ishte I kënaqur me pazarin. Ai e dinte me saktësi që Berisha do e favorizonte. Këtë, e ka zbuluar Flutura Kola para prokurorit. “Unë kam pasur dijeni që kjo zonë ka qenë e miratuar me VKM si zonë me masterplan për ndërtim depozitash nafte dhe hidrokarburesh. Mendoj, referuar asaj që më ka thënë në fillim, ishte i interesuar për aktivitet në fushën e hidrokarbureve”. Berisha u shfajësua teksa tha se se Porto Romanon e kishte shpallur park energjetik Fatos Nano që në vitin 2001. Në fakt, thelbi i favorizimit të Fazlliçit qëndronte tjetërkund. Pikërisht te vendimi i Berishës për të zgjeruar hapësirën e parkut me tokat e biznesmenit boshnjak.

Skandalet e aferat korruptive të familjes Berisha/ Nga Gërdeci,

Afera e kompleksit Partizani

Një ndër aferat e tjera që është denoncuar po nga “Top Story” është edhe afera e kompleksit “Partizani”, i privatizimit të truallit nga ana e Jamabër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës. Ai u bërë pronari një kompleksi pallatesh vetëm duke pasur si pronë 27m2 toke, si bashkëpronarë. Duke marrë një pronë një pronë me rreth 10.000 m2, mu në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë.

Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2 duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milion euro kjo është blere më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë”. Ndërkohë që dyshime janë se privatizuan truallit e ish-kompleksit sportiv “Partizani” si ish-pronarë, por që në fakt ishin shpronësuar në vitin 1940. Afera e kompleksit Partizani është kallëzuar në SPAK nga ana e kryetarit të Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Boronicat

Një tjetër dyshim për ngritjen e një biznesi të dyshimtë të ngritur nga Shkëlzen Berisha, për ngritjen e një fabrika të përpunimit të Boronicave. Kontratat e siguruara nga mediat bënin të ditur marrëveshjen ligjore e firmosur nga Shkëlzen Berisha si aksioner i vetëm i shoqërisë Logal shpk. Ajo është realizuar me 19 dhjetor të vitit 2018 dhe synon kalimin e e tokave dhe ndërtesave në zonën e Marqinetit pranë Gërdecit dhe Vorës të cilat ishin në pronësi të dy kompanive dhe një personi. Këta të fundit për këto prona kanë marrë disa kredi disa milionë euro dhe në fund barra mbi to ka shkuar në 5.4 milionë euro.

Për këtë arsye pronat janë të bllokuara për një bankë të njohur në Shqipëri. Ndërkohë që blerësi i ri, djali i ish-kryeministrit Berisha angazhohej që të paguante 1.8 milionë euro brenda dy muajve nga nënshkrimi i kontratës. Shkëlzen Berisha për këtë blerje pronash e ka bërë nëpërmjet kompanisë Logal shpk.

Dokumentet për këtë kompani janë publike dhe në kopjen e ëeb të saj thuhet se është krijuar në dhjetor të vitit 2015 dhe zotërohen 100 për qind nga djali i ish kryeministrit. Prona për të cilën është nënshkruar kjo kontratë shitblerje përbëhet nga mbi 6 mijë metra katrorë tokë arë, në fshatin pranë Gërdecit, rreth 14 mijë metra katrore truall si dhe dy ndërtesa me sipërfaqe 2400 metra dhe 180 metra katrore. Aktualisht ajo është një fabrikë për përpunimin ambalazhimin dhe magazinimin e boronicës. Hetimi nga SPAK nisi pa emër ndërsa janë marrë në verifikim të gjitha procedurat bankare e ligjore të kësaj prone dhe vlerave disa milionë euro.

Afera e CEZ

Një tjetër çështje, një aferë tjetër korruptive gjatë qeverisjes Berisha ishte afera e shitjes së kompanisë shtetërore energjetike, KESH nga kompania CEZ.  Për këtë shitje dhe riblerje të kompanisë pati edhe një hetim nga një komision i posaçëm parlamentar dhe pritet nga SPAK.

Komisioni hetimor i drejtuar nga socialistët pati arritur në konkluzionin se kjo aferë i ka kushtuar shtetit shqiptar një dëm prej 418 milion dollarë.

Dosja e CEZ e cila ka fillesën e saj që në fund të vitit 2005 kur qeveria e sapo ardhur në pushtet e Berishës nisi procedurën që u mbyll në vitin 2009 dhe që nga komisioni ynë hetimor u konkludua se dëmi që iu krijua shtetit ishte 418 milionë dollarë, për privatizimin dhe shkeljet e tjera më pas, pasi jo vetëm që u gabua për privatizimin, por dhe shkeljet të mëtejshme. “Berisha jo vetëm ka gabuar me privatizimin, por ka favorizuar kompaninë çeke në dëm të interesave të vendit”, pati deklaruar Balla./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore