Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Edhe gruaja e Andi Bejtjes kërkon të behet Gjyqtare!

Edhe gruaja e Andi Bejtjes kërkon të behet Gjyqtare!

Presidenca ka listuar një listë emrash që janë kandiduar për të zëvendësuar Besnik Muçin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese që u rrëzua nga vetting.

Bie në sy që emrat që garojnë për kushtetuese nuk janë thjeshtë juristë që kanë një përvojë në sistemin e drejtësisë apo në strukturat publike ku praktikohet ligji, por janë emra që shprehin afërsi politike, pjesë politike në vend, por edhe konflikt interesi.

Në garë për të plotësuar vendin e bosh, pas largimit të Besnik Muçi i cili u shkarkuar nga Vettingu, janë 10 aplikantë. Presidenca njoftoi se kanë aplikuar Altin Binaj, Artan Spahiu, Dedë Kasneci, Eugen Papandile, Gentian Mete, Sergjio Mazreku, Sinan Tafaj, Sonila Bejtja, Shaqir Hasanaj, Zhaklina Peto.

Kjo listë me 10 emra do t'i dërgohet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku do të bëhet verifikimi dhe vlerësim sipas ligjit.

Tre prej dhjetë kandidatëve janë rrëzuar gjatë vitit 2019 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, por ata kanë vendosur ta provojnë sërish me KED-në e re. Një prej këtyre kandidatëve, që nuk është rrëzuar vetëm një herë, por dy herë nga KED është edhe Zhaklina Peto, ndërsa dy të tjerët janë Dedë Kasneci dhe Sinan Tafaj.

Ndërkaq, bie në sy tek këto emrat një pjesëtare familje e mbështetësit më të njohur të opozitës në hapësirën publike.

Bëhet fjalë për juristen Sonila Bejtja, bashkëshorten e gazetarit, Andi Bejtja, i cili prej tashmë disa vitesh ndodhet në afërsi politike opozitën jashtëparlamentare dhe që kanë qenë një nga partizanët e tezës së “revolucionit”.

Andi Bejtja, ka qenë në vijën e parë, jo thjesht në kritikën apo kundërshtimin ndaj qeverisë Rama, por ka qenë në një linjë me qëndrimet e ashpra të opozitës, sidomos kur është bërë fjalë për çështje të rëndësishme, siç ka qenë djegia e mandateve, apo bojkotimi i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, apo edhe problemet mbi reformën në drejtësi.

Vetë Andi Bejtja ka shkruar se reforma në drejtësi ka vdekur, duke sulmuar herë pas herë përfaqësuesit e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Nga ana tjetër, edhe bashkëshortja e tij Sonila, vetëm pak kohë më parë ka sulmuar ashpër përfaqësuesin e OMN-së në komisionet e vettingut, Theo Jackobs. Vetë bashkëshortja e analistit Bejtja nuk është se ka një eksperincë të spikatur në këtë fushë, veç faktin se ka qenë notere e Aleksandër Frangajt.

Sakaq ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka bërë thirrje disa herë që reforma në drejtësi duhet të mbështetet dhe jo sulmohet, kryesisht nga jurist dhe njerëz të fushës.

Ndërkaq, Gjykata Kushtetuese, është kërkuar nga ndërkombëtarët që të plotësohet me njerëz profesionistë, jot ë njëanshëm politike dhe më e rëndësishmja jo kundërshtarë të reformës në drejtësi…

©?Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore