Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Dështimi i konsensusit, çfarë fiton Rama, Basha apo Murrizi

Dështimi i konsensusit, çfarë fiton Rama, Basha apo Murrizi

Dështimi i arritjes së një konsensusi në Këshillin Politik, përveç acarimit të situatës politike, ka rrritur koston për mazhorancën që të lëshojë njërën nga dy pikat e nxehta të ndryshimeve kushtetuese që bëhen ditën e sotme.

Ka shumë gjasa që të ketë sërish negociatat frenetike nga ana e diplomatëve perëndimorë për të arritur një zhvillim kompromisi dhe kjo të përfshihet në tekstin e ndryshimeve kushtetuese.

Siç duket, Këshilli Politik nuk do të ndalet për të arritur në një kompromis ndoshta në shtator, për të implementuar në Kodin Zgjedhor ndryshimet që priten të vulosën sot në Kushtetutë nga Parlamenti.

E pikërisht rezistenca mbrëmë në këshillin politik nga ana e palëve tregon se ata do të bëjnë presion deri në fund për të arritur një “fitore”.

Për Edi Ramën, e vetmja fitore do të jetë nëse arrin në fund të këtij procesi që të gjejë një konsensus me Lulzim Bashën për rregullat elektorale, përndryshe, ulja në Këshillin e përbashkët Shqipëri-BE që bëhet në vjeshtë mund të jetë një katastrofë e vërtetë.

Ndërkaq, për Lulzim Bashën, një fitore në këtë betejë nervash me mazhorancën është natyrisht nëse merr koalicionet siç i do ai në Kodin Zgjedhor.

Burime diplomatike bënë të ditur se në tekstin e Kushtetutës, gjatë ditës së sotme, mund të ketë një ndryshim të amandamenteve të hartuara nga ekspertët për çështjen e koalicioneve, e cila më pas do të thellohet në Kodin Zgjedhor.

Megjithatë, duhet thënë, se sulmi ndaj ambasadores amerikane, i nisur nga disa qarqe politike pranë opozitës, e kryesisht LSI-së(Media pranë saj por edhe ish-ministra), pritet të kenë një reperkursion në zhvillimet mes opozitës dhe ndërkombëtarët.

Ka mjaft gjasa që ndërkombëtarët, fazën e fundit për dialog ta zhvillojnë vetëm me Lulzim Bashën nga ana e opozitës.

Megjithatë, fakt është se nga më të fituarët sot është opozita e Myslim Murrizit dhe e Rudina Hajdarit, pasi arriti të miratojë një kauzë politike të saj, e cila është më shumë në “ajër” sesa reale.

Kjo pasi në zgjedhjet e ardhshme, kur palët do të përplasën me njëra-tjetrën  për “jetë a vdekje”, opozita parlamentare i duhet të ngjitet me njërin prej fronteve për të mos u asgjësuar. E natyrisht kjo nuk do të jetë opozita e Lulzim Bashës, por ka shumë mundësi mazhoranca e Edi Ramës…

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore