Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

A i ka ngritur “puç” Gazmend Bardhi, Lulzim Bashës?!

A i ka ngritur “puç” Gazmend Bardhi, Lulzim Bashës?!

Partia Demokratike ka lajmëruar se do të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin e saj të dielën e 16 Majit, ku do diskutohet për zgjedhjet e 25 prillit.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmet Bardhi i ka dërguar mesazh anëtarëve të kryesisë së partisë Demokratike se do diskutohet për “Masakrën Zgjedhore” të 25 prillit. Në mesazhin e dërguar nuk është firma e kryetarit te Partisë Demokratike me emrin dhe firmën e Lulzim Bashës, por të Gazment Bardhit.

As firma e presidentit të Këshillit Kombëtar të partisë Demokratike, Bujar Nishani nuk gjendet në letrën e dërguar anëtarësisë. Vetë presidenti Nishani ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit Basha dhe zgjedhje të reja në Partinë Demokratike. Ai u premtoi qytetarëve se do të fitonte me 25 prill, por rezultati doli krejt tjetër dhe me fitues kryeministrin I cili kishte 8 vite në pushtet.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë! Ditën e dielë, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar. Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II. Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj!”, ishte mesazhi i  Bardhit.

Pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2017, Basha nuk tha dorëheqje, por ngriu kompetencat e tij dhe i hapi rrugë zgjedhjeve në parti. Përball tij ishte Eduard Selami, i cili i kërkonte asokohe Bashës të hapte partinë dhe të ndryshonte statutin. Pas zgjedhjeve formale, “Një anëtarë një votë”, Basha rikonfirmohet sërish në krye të Partisë Demokratike. Por humbja në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti ka ngritur zëra për dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha. Duket se tashmë figura kryesore e Partisë Demokratike është Gazment Bardh pasi ai e ka thirrur kryesinë dhe Këshillin Kombëtar gjë e cila është kompetencë e kryetarit të partisë dhe e kreut të Këshilli, ish-presidentit Nishani.

Vetë statuti i partisë Demokratike neni 50 pika 2 thotë: “2. Mbledhjen e Këshillit Kombëtar e thërret Kryetari i Partisë, ose Kryetari i Këshillit me miratim të Kryetarit të Partisë, pas konsultimit me Kryesinë e Partisë. Këshilli Kombëtar mund të mblidhet edhe nëse e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të tij. Në këtë rast, Kryetari thërret mbledhjen jo më vonë se dy javë nga data e depozitimit të kërkesës. Këshilli Kombëtar, si rregull, mblidhet jo më pak se një herë në vit. Data e mbledhjes dhe rendi i ditës duhet t’u njoftohen anëtarëve jo më vonë se 5 ditë para zhvillimit të mbledhjes”.

Pra që do të thotë se Këshillin Kombëtar nuk e thërret sekretari i përgjithshëm, por kryetari PDSH, Lulzim Basha dhe kryetari i përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani. 

Askund nuk thuhet se e thërret sekretari i Përgjithshëm i partisë. Ende nuk dihet nëse është një “puç” i përgatitur nga Gazmend Bardhi ndaj Bashës, por veprimet e fundit të çojnë drejt atij mendimi.

Mbase ky mund të jetë edhe si skenar i përbshkët për t’ia mbyllur gojën e atyre që kërkojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe dorëheqjen e Bashës, duke i plotësuar vetëm një kërkesë atë mbledhjes së forumeve, apo për të kryqëzuar ndonjë figurë të fortë brenda PD-së, siç është edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani./ Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore