Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

A e ka deklaruar vilën në Lalëz gruaja e Andi Bejtes, kandidate për Gjyqtare?!

A e ka deklaruar vilën në Lalëz gruaja e Andi Bejtes, kandidate

Sfida e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë është që përveç skanimit të gjyqtarëvve edhe prokurorëve është edhe mënyra se si do të përzgjidhen nga institucionet si Presidenti apo Gjykata Kushtetuese anëtarët e rinj për Gjykatën Kushtetuese apo të Lartë. Në këtë dy institucione Vettingu për një pastrim të plotë duke hequr gjyqtarë që kishin ngritur në mënyrë të pajustifikueshme pasuritë, pra dukë nënkuptuar se janë edhe korruptuar me vendimet që kanë dhënë.

Aktualisht në garën për të hyrë në garën për të hyrë në Gjykatën Kushtetuese në 10 emra për një emër figuron edhe emri i Sonila Bejtjës, bashkëshortes së drjetorit të Syri.net.

Sipas burimeve mësohet se Bejtja ka një vilë në pronësi në zonën e gjirit të Lalzit, e cila ndodhet pranë vilës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Nuk dihet nëse Bejtja e ka deklaruar këtë vilë pranë kështjellës së ish-kryeministrit Berisha, ku edhe bashkëshorti i saj punon pikërisht te televizioni që financohet nga kjo familje.

Sipas ligjit, gjyqtarët e lartë do të duhet të deklarojnë pasurinë e pronat në ILDKPKI, e më pas do të duhet të kalojnë në vetting.

Besnik Muçi, i cili u emërua nga Presidenti si anëtar i Kushtetueses u rrëzua pikërisht nga vetting për problem në deklarimin e pasurisë. Ndërsa për Bejtjen shtrohet pyetja se nëse e ka deklaruar këtë vilë, e për Vettingun dhe institucionet si Parlamenti dhe Presidenti,  sfida vijon të mbesë që të gjejë kandidatë të pastër dhe me integritet në Gjykatën Kushtetuese apo dhe të Lartë, pra që janë të pakorruptuar.

A e ka deklaruar vilën në Lalëz gruaja e Andi Bejtes, kandidate

A e ka deklaruar vilën në Lalëz gruaja e Andi Bejtes, kandidate

A e ka deklaruar vilën në Lalëz gruaja e Andi Bejtes, kandidate

A e ka deklaruar vilën në Lalëz gruaja e Andi Bejtes, kandidate

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore