Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

"Mos e konsumoni, është i rrezikshëm"/ Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thirrje urgjente: Tërhiqet nga tregu ky produkt

"Mos e konsumoni, është i rrezikshëm"/ Agjencia e

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftoi se po tërheq nga tregu një produkt të pasigurt BALANCE +, produkt qumështi i fermentuar, në paketim 1 kilogram.

Sipas AUV, arsyeja është prania e aflatoksinës, për të cilën thonë se ka nivel të përqendrimit që mund të paraqes rrezik tek qytetarët.

“Tërhiqen paketat me numër serik: 28.11.22, pra datë skadence deri më 28 nëntor. Prodhuesi është AD IMLEK, Industrijsko naselje bb, 11231 Padinska Skela, Republika e Serbisë. Produkti në vend shpërndahet nga Mlekara SH.A. Manastir, Gjurcin Naumov Pljakot nr.1, 7000 Manastir, Republika e Maqedonisë.

Konsumatorët e fundit që kanë blerë produktin e mësipërm me numrin serial/lot të treguar, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë”, thonë nga AUV.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore