
Bashkia Kavajë i jep nipit të Sadri Abazit 600 mijë euro, që të bëjë qytetarët të lumtur!
Familja e Sadri Abazit do të përfitojë plot 600 mijë euro që të bëjë të lumtur qytetarët e Kavajës. Firma e familjes së tij, Alko Impex Construction, në pronësi të djalit të vëllait të Sadri Abazit, Arbërit, ka fituar një tender të majmë të publikuar nga Bashkia e Kavajës për mirëmbajtjen e gjelbërimit në këtë qytet.
Në dokumentet e publikuara detajohen edhe punët e firmës private, e cila do të marrë atributet e Drejtorisë së Pastrim Gjelbërimit në këtë qytet. Por, pavarësisht mirëmbajtjes, interesante janë specifikimet teknike të kësaj procedure prokurimi.
Në dokumentet bashkëngjitur këtij tenderi të siguruara nga "Shqip", Bashkia e Kavajës thotë se "gjelbërimi i qytetit gjithashtu është edhe çështje vizuale".
Sipas saj, "lumturia e banorëve ndikohet patjetër nga ambienti ku jetojnë dhe punojnë". Kryetari Redjan Krajli thotë se, nëse kemi një ambient të përshtatshëm dhe komod sigurisht edhe banorët do të jenë më të lumtur.
"Përveç faktit se lumturia sjell edhe produktivitet më të madh në fund të fundit lumturia është qëllimi parësor në jetë" thuhen në këto dokumente.
Pra, justifikimi i dhënies së këtyre parave nga Bashkia e Kavajës është që të bëjë qytetarët e saj të lumtur. Por, bashkia harron që lumturia e banorëve të saj është ndërtimi i kopshteve, shkollave, qendrave shëndetësore, rrugëve. Madje, edhe të shtëpive që u janë prishur nga tërmeti!
Por, këto para do të shkojnë në xhepat e familjarëve të politikanëve, të cilët dita ditës po pasurohen me ritme të shpejta. Sipas Thesarit të Shtetit, vetëm në kohën e qeverisjes socialiste, firma e familjes së Sadri Abazit, Alko Impex Construksion, ka fituar dhjetëra tendera nga institucionet shtetërore me një shifër që po arrin në 30 milionë euro, kryesisht në biznesin e plehrave.
600 mijë eurot që po merr nga Bashkia e Kavajës, Abazi i ka marrë me justifikimin e mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbërta, drurëve dekorativë dhe bordurës së gjelbër. Do të krehë barin 12 herë në vit, do të pastrojë dhe kosisë barin. Ndërkohë, do të prashisë edhe drurët dekoraivë.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.





Bllokimi nga bora, Salillari dhe ALB-BUILDING abuzuan me pastrimin e rrugëve
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë

Pasaporta e vaksinimit të BE-së! Covid-19, a do të lëvizin shqiptarët gjatë kësaj vere?
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >